
Tavë me thjerza dhe lakër…për drekat e dimrit plot shije
Po ju shkruaj një recet që do të lëpini gishtat por mbi të gjitha do jeni super të kenaqura pasi për të, ju duhet vetëm një enë dhe koha minimale për ta pergatitur.
Ingredients
-
1 gotë Thjerzatë lëna më parë në ujë
-
gjysëm Lakër
-
1 Qep
-
2 Karrota
-
100-200 gr. Mish të thatë
-
2-3 lugë Vaj ulliri
-
1 lugë të vogël Kripë
-
1 lugë të vogël Tumerik
-
Pak Piper të zi
-
2 gjethe Dafinë
-
700-800 ml. Ujë
-
2 thelpinjë Hudhra
Directions
Siç ju thash dhe në parathënie mua më pëlqenë të krijoj pjata që nuk duan shumë kohë për tu përgatitur dhe mbi të gjitha mos më krijojnë atë rrëmujën e madhe për të thënë “obobo kisha bër më mirë një sallatë”. sepse asnjë më nga ne s?ka kohë të rri mbi sobë me orë të tëra. Në vrapin e ditëve dhe me orët që po shkurtohen të ushqehem përdit në shtëpi për mua është një domosdoshmëri. Më bën të ndjehem mirë e plot energji dhe super në formë. Ndaj krijoj këto pjata që ndoshta në pamje të parë nuk janë Waau por janë të dobishme të ushqehemi mirë, shëndetshme dhe mbi të gjitha të gatuara në shtëpi.
Vijojmë me recetën 🙂
Merrni një tavë të bollshme dhe vendosni në të, qepën e prerë imët, lakrën e prer hollë hollë dhe karrotat e prera ne kubikë. Shtoni dhe hudhrat e grira imët, thjerrzat, mishin e thatë të prer hollë (nëse doni ta përdorni, por mund të përdorni dhe mish të grirë, salsiçe të thatë ose asgjë) shtoni kripë, piper, dafinën, tumerikun, ujin, vajin e ullirit dhe përzijeni. Mbulojeni tavën me letër alumini dhe futeni në furrën e nxehur më parë në 160°C për rreth 1 orë. Shtoini përsëri ujë nëse është e nevojshme, nëse shikoni që nuk është bër akoma e shijshme, herë pas here përzijeni. dhe vetëm minutat e fundit hiqjani letrën dhe lëreni që sipërfaqa të karamelizohet mirë.
Shërbejeni me bukë të thekur me vaj ulliri dhe rigonë.
Recipe Reviews
Ingredients
1 gotë Thjerza | |
gjysëm Lakër | |
1 Qep | |
2 Karrota | |
100-200 gr. Mish të thatë | |
2-3 lugë Vaj ulliri | |
1 lugë të vogël Kripë | |
1 lugë të vogël Tumerik | |
Pak Piper të zi | |
2 gjethe Dafinë | |
700-800 ml. Ujë | |
2 thelpinjë Hudhra |