0 0
Supë pasha qofte

Supë pasha qofte

Kjo nuk është një recetë tradicionale e supës pasha qofte por e modifikuar pak a shumë me teknika të tjera dhe përbërës shtes. Shpresoj ta pëlqeni.

Ingredients

Directions

Share

Në mikser vendosni qepën, karrotat, patatet, hudhrat dhe jepini një të bluar. Hiqni gjysmën e kësaj përbërje pasi  na duhet për trashjen e lëngut dhe ruajeni mënjanë.  Tani po te mikseri me gjysmën tjetër të përbërjes shtoni dhe mishin e grirë, kripë, piper të zi, koper dhe majdanoz. Bluajeni derisa masa të formohet. Me këtë mas me duar me vaj formoni qofte të vogla sa një kokërr arre.

Në tenxheren e gatimit vendosni gjalpin me vajin dhe kaurdisni qoftet nga të gjitha anët duke pasur kujdes mos ti prishni formën. Hiqini me kujdes dhe ruajini mënjanë te mbuluara me letër alumini që të qëndrojnë të buta.

Te e njëjta enë kaurdisni pjesën e perimeve qe hoqëm më parë, kriposeni, piperoseni dhe sapo të marrin një ngjyrë të bukur të artë, mbulojini me lëngun e mishit ose lëngun vegjetalë. Shtoni dhe qoftet në të dhe ulni zjarrin në minimum duke i lën të gatuhen. Pas 10 minutash shtoni makaronat e vogla të supës dhe lëreni akoma të gatuhet.

Tani rrihni vezët me lëngun e limonit dhe shtoni dhe kosin, përzejini fortë sa të krijohet një mas, merrni pak lëng nga supa dhe shtojeni te salca me kos duke e përzier vashdimishtë. Më pas salcën me kos shtojeni brënda te supa gjithmonë duke e përzierë vazhdimishtë që mos ju pritet. Vijoni gatimin derisa supa të ajkoset dhe të lezetohet. Provojeni nëse ka akoma nevoj për kripë, piper dhe ndonjë erëz të njomë dhe shërbejeni.

 

(Visited 1 times, 1 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Trileçe “tiramisu” me krem karamele Zana
next
Si të organizohemi për pazaret ushqimore javore- Produktet që nuk duhen të mungojnë në shtëpi
  • 1 Views
  • Serves 4
  • Easy

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
2 Patate
3 Karrota
1 Qep
2 thelpinjë Hudhra
350 gr. Mish i grirë viçi
Pak Majdanoz
Pak Koper
1 gotë Kos
2 Të verdha veze
2 lugë Makarona supe
1 lugë Gjalpë
2 lugë Vaj ulliri
Pak Kripë
Pak Piper të zi
1 Limon
Lëng mishi ose vegjetal

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Trileçe “tiramisu” me krem karamele Zana
next
Si të organizohemi për pazaret ushqimore javore- Produktet që nuk duhen të mungojnë në shtëpi