0 0
Supë me qofte, mel dhe perime

Supë me qofte, mel dhe perime

Ditet e dimrit thërasin supë dhe kjo do ju kënaq jashtë mase.

Ingredients

  • Për qoftet

  • Pjesa tjetër e supës

Directions

Share

Vendosni mishin e grirë në një enë të madhe dhe shtoni brënda në të, vezën, kripë, pipër, majdanoz, qepët e grira imët, brokolin e grirë në mulineks, hudhrën e shtypur dhe galetën. Shtoni dhe vajin e ullirit dhe përzijeni mirë me duar. Formoni toptha të vegjël nga brumi i qofteve.

Në një tenxhere vendosni vajin të nxehet dhe shtoni qoftet në të, skuqni mirë nga të gjitha anët dhe mbulojini me lëngun vegjetal ose ujin. Kriposini, piperoseni.  Pjesën tjetër të perimeve vendoseni në mulineks dhe grijeni derisa të copëzohen imët fare, shtojeni te lëngu me qofte. Shtoni dhe melin në të, majdanozin e grirë imët dhe lëreni që supa të gatuhet për rreth 35-40 minuta në zjarr të avashët. Nëse është e nevojshme mund  ti shtoni  akoma pak ujë ose lëng vegjetal.

Kur supa të jetë trashur e ajkosur provojeni nëse ka akoma nevoj për kripë dhe piper dhe shërbejeni të ngrohtë me majdanoz sipër dhe lëng limoni.

 

(Visited 1 times, 3 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Krem brule me Fistik
next
Peshk në mënyrë Zhimikrov
  • 1 Views
  • Serves 6
  • Easy

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
Për qoftet
300 gr. Mish i grirë viçi
1 Vezë
2 Qep të njoma
1 lugë e vogël Kripë
Piper të zi
gjysëm koke të vogël Brokoli
një tuf e vogël Majdanoz
2 thelpinjë Hudhra
1-2 lugë Galet/Peksimadhe
2 lugë Vaj ulliri
Pjesa tjetër e supës
1 filxhanë kafe Fara meli
2 Karrota
2 Kungulleshka
1 Patate
1 deg Selino
Pak Kripë
Pak Piper të zi
2 lugë Vaj ulliri
Sa mjafton Majdanoz
800-900 ml Lëng vegjetal ose ujë

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Krem brule me Fistik
next
Peshk në mënyrë Zhimikrov