0 0
Supë dimri me fasule laramane dhe grurë spelt

Supë dimri me fasule laramane dhe grurë spelt

Një supë tejet e shijshme për tu përgatitur në ditët e ftohta që po na afrojnë pak nga pak. Mund ta përgatisni me çdo lloj mishi të thatë ose suxhukë kosove. Unë kisha një tip salsiçe të thatë me mish qengji, ndërkohë zgjedhja është e juaja. Uroj ta shijoni po aq shumë sa unë.

Ingredients

Directions

Share

Prisni salsiçen ose mishin e  thatë në copëza të vogla dhe kaurdiseni me vajin e ulliri, shtoni hudhren  e prer në feta dhe specin djegës, sapo vaji të aromantizohet shtoni dhe qepën e grirë imët dhe karrotën e grirë me rende.

Piperosni dhe sapo qepa të marr faqe shtoni gruin dhe fasulet e lëna më parë në ujë.

(Fasulet unë i lash në ujë gjithë natën, ndërsa grurin vetëm 2 orë)

Kaurdisini paksa dhe mbulojini me ujë. Shtoni dhe gjethet e dafinës mbulojini me kapak dhe lërini të gatuhen avash avash për rreth 40-50 minuta ose derisa shikoni që supa eshtë veshur dhe ka marr pamjen e bukur dhe është ajkosur. Në këtë pikë shtoni kripën dhe provojeni nëse është e shijshme apo ka nevoj akoma për kripë dhe piper.

Lëreni të pushoj paksa para se ta shërbeni akoma të nxehtë me qep të njomë sipër dhe akoma pak piper të zi dhe vaj ullir ekstra të e virgjër

Eshtë më e mirë të nesërmen 🙂

 

 

(Visited 1 times, 1 visits today)
Step 1
Mark as Complete

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Supë krem me kungull dimëror dhe xhenxhëfil
next
Makarona “Paccheri” në furrë me kungull dimëror dhe salsiçe
  • 1 Views
  • Serves 4
  • Easy

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 gote Fasule laramane
Gjysëm gote Grurë Spelt
1 kokërr Qep
1 Qep të njoma
1 Karrota
2 gjethe Dafinë
1 lugë të vogël Kripë
Pak Piper të zi
2 pjes mesatare Salsiçe të thatë ose mish të thatë
2 thelpinjë Hudhra
1 Spec djegës
2-3 lugë Vaj ulliri

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Supë krem me kungull dimëror dhe xhenxhëfil
next
Makarona “Paccheri” në furrë me kungull dimëror dhe salsiçe