
Sallate iceberg me avokado, proshutë speck dhe vezë të zier
Një sallatë ideal për tu marrë me vete në punë pasi trasportohet lehtësishte dhe mbi të gjitha konsumohet e ftohtë
Ingredients
-
1 xhufkë te vogël Sallatë iceberg
-
2-3 flet Proshutë speck
-
1 Vezë
-
1 Avokado
-
Për salcën e marinimit
-
2 lugë të vogla Mustard
-
2 lugë Lëng limoni
-
2 lugë Vaj ulliri
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
Directions
Zjeni vezën dhe lëreni të ftohet paksa para se ta qëroni dhe ta prisni në 4-tërsh
Përgatisni marinaturën me mustardën, kripë, piper, lëng limoni dhe vajin e ullirit, përzijeni derisa të formohet një tip salce e hollë.
Prisni sallatën në copa të holla dhe vendoseni në një sallatier, shtoni paksa nga salca e përgatitur dhe përzijeni.
Tani shtoni dhe avokadon e prer në feta, fletët e proshutës speck, vezën dhe akoma sipër pak nga salca e përgatitur.
Nëse do e merrni me vete në punë salcën mund ta merrni me vete në një mbajtëse të vogël dhe ta marinoni në momentin që do e konsumoni.
Për drek mund ta shoqëroni me 1 fetë bukë të zezë me fara.
Recipe Reviews
Ingredients
1 xhufkë te vogël Sallatë iceberg | |
2-3 flet Proshutë speck | |
1 Vezë | |
1 Avokado | |
Për salcën e marinimit |
|
2 lugë të vogla Mustard | |
2 lugë Lëng limoni | |
2 lugë Vaj ulliri | |
Pak Kripë | |
Pak Piper të zi |