0 0
Pizza me miell integral

Pizza me miell integral

Cuisine:

    Pizza por jo pizza dosido por një zonjë pizza me miell integral dhe me gjithë shijet yammy yammy që keni provuar ndonjëherë.

    Ingredients

    • Për brumin:

    • Për salcën Marinara

    • Pjesa tjetër:

    Directions

    Share

    Përvishni mëngët goca dhe përgatisni brumin:

    Vendosini të gjithë përbërësit e brumit në brumatriçe dhe punojeni derisa të keni një brumë të formuar mirë. (Për ju që keni përdorur majanë e birrës shkrijeni atë në ujin e ngrohtë  para se ta përzieni me miellin).

    Brumin vendoseni në një enë me pak miell poshtë, bëni një të prerë sipër dhe mbulojeni me një beze kuzhine të njomë.

    Vendoseni në furrë të vijë, vetëm me dritën e saj ndezur për rreth 4 orë.

    Pas 4 orësh punojeni përsëri duke i dhënë përsëri formën e një topi dhe lëreni të vijë në frigorifer ose në një vend në temperaturë ambienti për 24 orë. Në të dyja rastet mbulojeni mirë me një beze të njomë

    Përgatisni salcën marinara duke vendosur  vajin  në tigan të aromantizohet me hudhrat e grira imët, gjethet e borzilokut dhe specin djegës. Kur të jetë gati shtoni salcën e domateve dhe lëreni të gatuhet. Shtoni pak fare kripë dhe pak rigonë dhe kur të jetë gati në momentin që salca ka humbur thartirën hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë.

    Kur të kalojë  koha e pushimit, me ndihmën e pak mielli hapeni brumin sa më hollë të mundeni dhe lyejeni sipërfaqen me pak vaj.

    Lyeni sipër me salcën marinara, shtoni  kaperin, cironkat nën vaj dhe shpërndani nëpër të copëza gorgonzola.

    Piqeni në furrën e  nxehur më parë në 220°C derisa gorgonzola të shkrihet dhe brumi të jetë pjekur. I duhen afërsisht rreth 20-25 minuta.

    Priteni dhe shërbejeni.

     

     

    (Visited 1 times, 1 visits today)

    Recipe Reviews

    There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
    previous
    Biskota tërshëre me mana shtogu, lajthi dhe kakako
    next
    Brusketa me salmon të tymosur dhe rukola
    • 1 Views
    • Serves 4
    • Medium
    • 220°C

    Share it on your social network:

    Or you can just copy and share this url

    Ingredients

    Adjust Servings:
    Për brumin:
    250 gram Miell integral
    1 lugë Vaj ulliri
    1 lugë e vogël Kripë
    Pakëz Sheqer
    120 ml. Ujë i ngrohtë
    100 gram Maja buke Mund të përdoni dhe maja birre 10 gram
    Për salcën Marinara
    250 ml. Salcë domatesh lëng
    Pakëz Kripë
    1 Spec djegës i thatë
    2 lugë Vaj ulliri
    Pak Rigon
    disa gjethe Borzilok
    2 thelpinjë Hudhra
    Pjesa tjetër:
    250 gram Gorgonzola Pikante
    2 lugë Kaperi
    Disa Cironka nën vaj

    Bookmark this recipe

    You need to login or register to bookmark/favorite this content.

    previous
    Biskota tërshëre me mana shtogu, lajthi dhe kakako
    next
    Brusketa me salmon të tymosur dhe rukola