• Home
  • Menu festive
  • Pastiçe italiane (Timballo) me makarona, kёrpudha dhe kungull dimёror
0 0
Pastiçe italiane (Timballo) me makarona,  kёrpudha dhe kungull dimёror

Pastiçe italiane (Timballo) me makarona, kёrpudha dhe kungull dimёror

Njё recetё qё pёrgatita pёr tavolinen e Living nё numrin e dhjetorit. Njё alternativё e shkelqyer pёr festat familjare.

Ingredients

Directions

Share

Prisni imёt preshin  dhe hudhrёn  dhe vendosini tё kaurdisen nё  vajin e ullirit. Shtoni dhe specin djegёs. Sapo vaji tё aromantizohet dhe preshi tё bёhet trasparent,  shtoni kungullin e prer nё kubikё tё vegjёl dhe kёrpudhat e prera nё feta. Pёrzijeni.  Kriposeni, piperoseni, shtoni majdanozin e grirё imёt dhe arrёn e myshkut. Sapo perimet  tё jenё kaurdisur pak , pa i squllur, shtoni dhe salcёn e  domateve.  Lёreni qё salca tё gatuhet  dhe tё lezetohet.  . Ndёrkohё vendosni tё ziejnё makaronat nё ujё tё nxehёt me kripё tё trashё.

Kur salca tё jetё  gati, hiqeni dhe lёreni mёnjanё tё ftohet paksa. Kulloni makaronat akoma aldente dhe shtoini nё njё tas tё madhё qelqi.  Shtoni nё tё beshamelёn, salcёn  me kungull dhe kёrpudha, gjysёm garuzhe nga uji i zjerjes sё makaronave, mozzarella-n e prer ne kubikё,  akoma pak majdanoz tё grirё imёt dhe pёrzijeni mirё me delikates.

Nё njё tavё torte  me hapje nga jashtё shtroni njё letёr furre, vendosi sipёr njё petё brisé dhe fundin e saj shpojeni  me pirunё.

Derdhni  brёnda nё tortier,  masёn  me makarona dhe nivelojeni mirё. Mbylleni  sipёrfaqen me pjesёn  tjetёr tё petёs brise dhe prisni anёt e tepёrta  (kujdes mos i hidhni pasi na duhen pёr dekor)

Palosni me kujdes anёt dukei izoluar mirё. Sipёrfaqen shpojeni me pirunё dhe vendoseni nё frigorifer tё pushoj paksa ndёrkohё qё merremi me dekorin.

(Me pjesёn e mbetur tё anёve tё petёs, prisni foma gjethesh  me to dhe  me pjesёn tjetёr  krijoni toptha tё vegjёl qe do i vendosni nё gjithё rrethin e tortёs, gjethet vendosini  tё shpёrndara nё sipёrfaqe)

Rrihni tё verdhen e vezёs me pak qumёsht  dhe me ndihmёn e njё  peneli kuzhine lyeni sipёrfaqen e tortёs dhe dekorin.

Piqeni nё furrёn e nxehur mё parё nё180°C pёr 40 minuta ose derisa shikoni qё sipёrfaqa ka marrё ngjyrёn e bukur tё art. Lёreni tё pushoj paksa para se ta shёrbeni

 

 

 

(Visited 1 times, 1 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Si të organizohemi për pazaret ushqimore javore- Produktet që nuk duhen të mungojnë në shtëpi
next
Qofte e madhe e mbushur
  • 1 Views
  • Serves 6
  • Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
2 Peta brisèe
300 gr. Makarona "Penne"
250 gr. Kungull dimëror
250 gr. Kerpudha Porçini
1 Presh
200 gr. Mozzarella
2 thelpinjё Hudhra
1 Spec djegës i thatë
1 gotё Salcё domatesh
1 lugё tё vogёl Kripë
Pak Piper të zi
Pak Arrë myshku pluhur
1 tufё e vogёl Majdanoz
1 Verdhë veze
1 gotё Qumësht
1 gotё Beshamel
2 lugё Vaj ulliri

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Si të organizohemi për pazaret ushqimore javore- Produktet që nuk duhen të mungojnë në shtëpi
next
Qofte e madhe e mbushur