0 0
Paidhaqe me shije maroku

Paidhaqe me shije maroku

Këto janë shijet që dua në tryezën e festave, Delikate, njëkosishte dhe shpërthyese, plot arom dhe të ngrohta...shije festash.

Ingredients

Directions

Share

Disa orë më parë marinoni paidhaqet me kripë, piper, lëng limoni, vaj ulliri dhe fara qimnoni. Lërini në frigorifer të pushojnë gjithë natën ose 2-4 orë. Kaloi koha  e pushimit vendosini në tavë së bashku me lëngun që kanë lëshuar dhe piqini në furrën e nxehur më parë ne 180°C.  Ndërkohë që paidhaqet piqen vendosni rrushin e thatë në ujë të ftohtë të zbutet. Grin qepën imët dhe vendoseni të kaurdiset me gjalpin dhe vajin e urririt, shtoni kanellën dhe curry-n, kriposeni,  piperoseni shtoni dhe stikat e pishës dhe gjethet e mëndrës të grira imët  dhe vijoni kaurdisen duke i përzier vashdimisht. Tani shtoni dhe qiqrat dhe rrushin e thatë  të shtrydhur nga uji i tepërt. Kur dhe qiqrat të marrin faqe bashkoni orizin, thekëriseni paksa.

Hiqni nga furra paidhaqet dhe hiqini dhe nga tava duke i ruajtur mënjanë. Te tava që poqet mishin shtoni orizin, përzijeni me lëngun e pjekjes dhe mbulojeni me lëngun vegjetalë të nxehtë, Vendosni sipër paidhaqet dhe vendoseni  tavën përsëri  në furrë të gatuhet gjithmonë në 180°C derisa të jetë gati, kur orizi të jetë zier dhe sipërfaqa të jetë bërë me vrima. Nëse gjatë pjekjes paidhaqet ju piqen shumë apo ju duken të thata mund ti mbuloni me letër alumini ose furre dhe ta hiqni atë vetëm minutat e fundit.

Lëreni të pushoj paksa dhe në momentin e servirjes shtoini sipër ca kokrra shege dhe gjethe mëndre.

Festa të gëzuara 🙂

 

 

(Visited 1 times, 2 visits today)
Step 1
Mark as Complete

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Coq au vin
next
Pastiçe italiane (Timballo) me makarona, kёrpudha dhe kungull dimёror
  • 1 Views
  • Serves 4
  • Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
reth 1 kg Paidhaqe qengji
3 gota Oriz për pilaf
2 lugë Stika pishe
1 kuti Qiqra të ziera më parë
1 Qep
2 lugë të vogla Curry
1 maj luge të vogël Kanell
1 lugë të vogël Fara qimnoni
6 gota Lëng vegjetal ose ujë
2 lugë Kokrra Shege
sa mjaftonë Kripë
sa mjaftonë Piper të zi
2 lugë Gjalpë
2 lugë Vaj ulliri
disa gjethe Mëndër
1 Limon
2 lugë Rrush të thatë

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Coq au vin
next
Pastiçe italiane (Timballo) me makarona, kёrpudha dhe kungull dimёror