
Omelet pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse
Idelale për Brunch-in e të dielave, një mëngjes i vonë plot proteina të shëndetshme për ta nisur ditën me shije.
Ingredients
-
5 Vezë
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
-
1 kok e vogël Brokoli
-
2 Spec djegëstë freskët
-
3-4 lugë Vaj ulliri
-
2 lugë Fara Mikse
-
më pak se 50 gram Djathë Brie
Directions
Priteni brokolin në çdo degë të tij dhe jepini një valë me ujë me kripë për 15 minuta, hiqeni dhe kalojeni direkt në ujë të ftohtë me akull që të ruaj ngjyrën e tij të gjelbër. Më pas lëreni të kulloj mirë.
Specin pastrojeni nga farat dhe bluajeni me 2 lugë vaj ulliri derisa të bëhet një krem
Rrihni vezët me kripën dhe piperin.
Vendosni vajin të nxehet në një tigan me fund që nuk ngjitë
Shtoni vezët, sipër vendosni brokolin e zier sipër, copëzat e djathit Brie të prer hollë, salcën e specit djegës dhe spërkateni me fara mikse.
Mbulojeni me kapak dhe lëreni të mpikset në zjarr të ulët.
Kur veza të jetë mpiksur dhe djathi të fillojë të shkrijë, hiqeni dhe shërbejeni.
Recipe Reviews
Ingredients
5 Vezë | |
Pak Kripë | |
Pak Piper të zi | |
1 kok e vogël Brokoli | |
2 Spec djegës | |
3-4 lugë Vaj ulliri | |
2 lugë Fara Mikse | |
më pak se 50 gram Djathë Brie |