0 0
Mish me qepujka dhe kërpudha

Mish me qepujka dhe kërpudha

Nje recete dimërore për drekat tuaja, provojeni dhe më bëni me dije si ju duket. Theksoj që kërpudhat marrin hidhësin e birrës, nëse s'ju pëlqenë shuajeni me verë të bardhë.

Ingredients

Directions

Share

Prisni tulin e mishit në copa të mesme dhe vendosini të kaurdiset me vajin dhe qepujkat, më pas shtoni kërpudhat, hudhren e grirë imët, specin djegës, trumzën dhe vijoni kaurdisen. Kriposini, piperosini dhe shtoni dhe 1  mustardën. Kur shijet të jenë lidhur mirë shuani  birrë ose verë të bardhë nëse nuk e pelqeni  hidhësin e birrës që thithin kërpudhat. Lëreni që alkooli të avullojë, mbulojeni me ujë dhe trasferojeni në furrë të piqet në 180°C për 30 minuta. Afer fundit përzieni 1 lugë miell me 1 gotë ujë dhe shtojani përbërjes. Vijoni akoma pjekjen në furrë derisa e gjithë masa të ajkoset dhe të ketë marrë ngjyrën e bukur sipër.

Shërbejeni me pilaf ose feta buke të thekur.

 

(Visited 1 times, 1 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Pastiçe me pançetë
next
Makarona Paccheri me kërpudha dhe bacon
  • 1 Views
  • Serves 4
  • Easy

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
300 gr. Mish viçi tul
300 gr. Qepujka
300 gr. Kerpudha
1 lugë Mustardë
3 lugë Vaj ulliri
1 Spec djegës
2 thelpinjë Hudhra
1 lugë Miell
disa degë Trumëz
Pak Kripë
Sa mjaftonë Piper të zi
gjysëm gote Birre
Rreth 700 ml. Ujë

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Pastiçe me pançetë
next
Makarona Paccheri me kërpudha dhe bacon