0 0
Mish gici me birrë shoqëruar me pure patatesh

Mish gici me birrë shoqëruar me pure patatesh

Me këtë recetë më shumë se veten do bëni të lumtur bashkshortin. Në nder të festes së birrës Octoberfest po sjell për ju këtë recetë të thjesht por shumë të shijshme. Natyrishtë që mund të përdorni dhe mishin e viçit për përgatitjen e saj.

Ingredients

  • Për puren

Directions

Share

Prisni mishin në copëza të vogla dhe vendosni të kaurdiset me gjalpin. Shtoni hudhrën e grirë imët, sherebelin dhe gjethet e dafinës.

Kaurdiseni derisa të jenë thekërisur paksa dhe shtoni në të dhe qepet e prera në fleta shumë të holla. Kriposeni, piperoseni, shtoni rigonin dhe lëreni derisa qepët të ulin volumin e tyre. Kur të jenë zbutur plotësishtë shtoni birrën dhe lëreni derisa birra të avulloj paksa. Në këtë moment shtoni dhe 1 gotë ujë dhe ulni zjarrin në minimum, mbulojeni me kapak dhe lëreni të gatuhet avash avash.

Ndërkohë qëroni patatet, pritini në copa të vogla. Shtoni ujë derisa ti mbuloni paksa dhe vendosini në zjarr të ziejnë , kur te marrin val shtoni kripë dhe lëreni të ziejnë plotësishtë. (Unë e le ujin të shteroj plotësishtë dhe fillojë i shtyp patatet me pirunë, pa i bër krem tamam) Kur ti keni shtypur patatet, në këtë pikë shtoni gjalpin  dhe piperin po në enën që po ziejnë patatet, dhe përzijeni fortë, shtoni dhe qumshtin,  përziejni përsëri dhe lëreni mënjanë.

Ndërkohë kthehemi te mishi, provojeni nëse ka akoma nevoj për pak ujë dhe nësë është gati, lëreni të karamelizohet mirë me qepet dhe të ketë krijuar një salcë të  veshur.

Shërbejeni duke bërë një mas pureje në pjat dhe sipër saj vendosni mishin.

 

 

(Visited 1 times, 1 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Welcome 36
next
Supë krem me kungull dimëror dhe xhenxhëfil
  • 1 Views
  • Serves 4
  • Easy

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
450 gr. Mish gici tul
2 cop Qep
2-3 thelpinj Hudhra
1 lugë Vaj ulliri
2 lugë Gjalpë
1 shishe Birre
Pak Rigon
Pak Kripë
Pak Piper të zi
2 gjethe Dafinë
1 gotë Ujë
Sherebel
Për puren
4-5 kokrra mesatare Patate
2 lugë Gjalpë
1 filxhanë kafe Qumësht
Pak Kripë
Pak Piper të zi

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Welcome 36
next
Supë krem me kungull dimëror dhe xhenxhëfil