
Makarona Spaghetti me cironka dhe domate të vogla
Një recete tepër e shijshme me shije mesdhetare.
Ingredients
-
500 gr. Cironka
-
280 gr. Makarona Spaghetti
-
Një dorë Domate Qershizë
-
1 Spec djegës
-
1 tuf e vogël Majdanoz
-
3-4 lugë Vaj ulliri
-
2 thelpinjë Hudhra
-
1 lugë Kaperi
-
Pak Kripë
-
Pak Piper të zi
Directions
Pastroni cironkat nga koka dhe shiriti i halave. Vendosni vajin të aromantizohet me hudhrën e grirë imët, specin djegës dhe majdanozin. Sapo vaji të aromantizohet shtoni cironkat dhe kaurdisini sëbashku duke i përzier sa më pak të mundeni që mos ti prishni formën. Kriposini, piperosini, shtoni domatet e prera në mes dhe kaperin e grirë. Sipas dëshirës mund ti shuani dhe me verë të bardhë, kaurdisini për pak sekonda sapo domate të lëshojnë pak leng, bashkoni dhe makaronat e ziera aldente. Shtoni dhe një garushe nga uji i zierjes së makaronave dhe lidhini mirë shijet në tiganë duke i përzier me delikates. Shërbejini me majdanoz të grirë sipër.
Vlersoni Receten | |
Recipe Reviews
Ingredients
500 gr. Cironka | |
280 gr. Makarona Spaghetti | |
Një dorë Domate Qershizë | |
1 Spec djegës | |
1 tuf e vogël Majdanoz | |
3-4 lugë Vaj ulliri | |
2 thelpinjë Hudhra | |
1 lugë Kaperi | |
Pak Kripë | |
Pak Piper të zi |