0 0
Lulelakër me proshut speck dhe beshamel

Lulelakër me proshut speck dhe beshamel

Një recetë e shpejtë me kosto të lira, dhe me këtë pjatë i themi lamtumirë lulelakrës për këtë sezonë.

Ingredients

Directions

Share

Vendosni speck-un të thekeriset me vajin e ullirit dhe sapo të jetë gati shtoni qepën e prer në fleta të holla. Shtoni kripë dhe vijoni kaurdisjen derisa qepa të zbutet paksa.

Ndërkohë zjeni lulelakrën në ujë me kripë dhe kur të jetë gati kullojeni mirë. Vendoseni në një tavë, piperoseni dhe siper saj shtoni speck-un me qepën  sëbashku me disa gjethe trumze.

Përgatisni beshamelën sipas kësaj recete dhe në fund bashkoni me të dhe djathin parmixhano të grirë. Derdheni beshamelën sipër lulelakrës duke u siguruar të mbuloni të gjithë sipërfaqen.  Spërkateni me galet dhe nëse preferoni me pak vaj ulliri. Unë nuk e ngarkova më shumë me yndyrë, pasi dhe vetë beshamela është goxha e yndyrshme. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20-25 minuta gjithmonë në varësi të furrës tuaj. Gjithsesi e shikoni që është gati kur sipërfaqa e saj është e thekur mjaftueshëm dhe ka marrë ngjyrën e art.

 

 

(Visited 1 times, 1 visits today)
Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Lulelakër me proshut speck dhe beshamel
Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime
Step 1
Mark as Complete

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Fasule furre me mish pule
next
Sallatë me kungulleshka dhe trangull
  • 1 Views
  • Serves 4
  • Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
100 gr. Proshutë speck
1 kok mesatare Lulelakër
1 Qep stergjatëshe
1 lugë Vaj ulliri
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Disa degë Trumëz
1 gotë Beshamel
2-3 lugë Parmixhano të grirë
2-3 lugë Galet/Peksimadhe

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Fasule furre me mish pule
next
Sallatë me kungulleshka dhe trangull