0 0
Kroketa me patate dhe peshk

Kroketa me patate dhe peshk

Kroketa të thjeshta me shije unike për të bër bashkë gjithë familjen në ditët e pushimit.

Ingredients

  • Pjesa tjetër

Directions

Share

Qëroni patatet  dhe pritini në copa të mëdha, jepini një të zier në ujë me kripë për 15 minuta ose derisa shikoni që janë zbutur mjaftueshëm për tu shtypur  hiqini dhe lërini  mënjanë të ftohen paksa.

Te i njëjti ujë i zierjes vëndosni dhe peshkun të ziej paksa 2-3 minuta sa të jetë më ië  lehtë per tu punuar.  Hiqeni dhe lëreni të kullojë mirë

Në robotin e kuzhinës apo në grirësin universal shtoni patatet, peshkun, kripë, piper, erëzat e njoma, hudhrat, galetën, parmixhanon e grirë dhe jepini një të bluar derisa të formohet një mas kompakte dhe e bluar mirë. (provojeni nëse ka akoma nevoj për kripë dhe piper)

Merrni paksa nga kjo masë dhe formojeni me duar, nëse formohet mirë si top është gati, nëse ju duket shumë e lëngëshme shtoni dhe pak galete, nëse ju rezulton shumë e trashë dhe mezi ju lidhet shtoni nga një lugë qumësht dhe provojeni përsëri.

Tani ndani miellin, vezët e rrahura  dhe galetën në tre pjata të ndryshme. Nga brumi me patateve dhe peshk merrni pak, formojeni në toptha me duar të lyer pak me vaj, kalojeni në miell pastaj në vezë dhe në fund në galetë. Veproni kështu për të gjithë pjesën e mbetur të brumit dhe skuqini në vajin e nxehtë. Pak për çdo herë. Kullojini dhe hiqjani vajin e tepërt me letër kuzhine. Shërbejeni të ngrohta me një salcë tartar.

 

 

(Visited 1 times, 1 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Quiche me kërpudha Pioppini ose kërpudha “gozhdë”
next
Pulë në kripë
  • 1 Views
  • Serves 4
  • Easy

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
4-5 Patate mesatare
300-400 gr. Peshk dental ose shpatë
3-4 thelpinjë Hudhra
Një tuf e vogel Majdanoz
Një tuf e vogël Trumëz
1-2 lugë Galet/Peksimadhe
1 lugë të vogël Kripë
Sa mjaftonë Piper të zi
3-4 lugë Parmixhano të grirë
Pjesa tjetër
4-5 lugë Miell
4-5 lugë Galet/Peksimadhe
2-3 kokrra Vezë
1 lt. Vaj kikiriku

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Quiche me kërpudha Pioppini ose kërpudha “gozhdë”
next
Pulë në kripë