1 0
Krem karamel me arrë kokosi

Krem karamel me arrë kokosi

Si të prezantosh një krem karamel kur bashkëshorti ta nis pa i bër foto. Ky duhet të ishte titulli i recetës. Por ju mos e vini re prezantimin tim por përgatiteni dhe do e kuptoni që kjo ëmbëlsirë është një dashuri.

Ingredients

  • Për karamelin

  • Dekori

Directions

Share

verdhat e vezëve rrihini me sheqerin derisa ai të tretet mirë.

Tulin e arrës së kokosit bluajeni në blender me qumshtin e arrës së kokosit derisa të bëhet një smoothie i kremtë. Për ju qe s’keni tulin e freskët mund ta bëni me 1 gotë miell arre kokosi.  Shtojeni te vezët dhe përzijeni.

Vendosni qumshtin  të nxehet duke e aromatizuar me lëkurat e lime dhe vaniljen. Sapo të filloj të marr val hiqeni dhe shtojeni te vezët pak nga pak duke e përzier vazhdimisht në këtë mënyrë s’do i bëni vezët omelet 😛

Përgatisni karamelin duke shkrir sheqerin në një enë të rënd. Lëreni të shkrij në zjarr të ulët pa e trazuar. Kur të jetë gati shpërndajeni në një tavë të sheshtë ose në forma individuale.

Mbushni tavën ose format individuale me masën me qumshët dhe vezë. Vendosini të piqen në banjomari në 180°C për 50 minuta.

Fikni sobën dhe lëreni të ftohet plotësisht. Vendoseni më pas në frigofer të pushoj për 5-6 orë ose gjithë natën.

Shërbejeni të kthyer me pana sipër.

 

 

 

 

 

 

 

 

(Visited 1 times, 1 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Domate të thata nën vaj të bëra në shtëpi
  • 1 Views
  • Serves 6
  • Medium

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
6 Të verdha veze të mëdha, nëse i kini të vogla, shtoini 7
1 gotë Sheqer
Tul arre kokosi të freskët Në munges një gotë me miell arre kokosi
1 lt. Qumësht
200 ml. Qumësht arre kokosi
Lëkurat e grira me rende të 1 Lime
1 lugë të vogël Ekstrakt vanilje
Për karamelin
300 gr. Sheqer
Dekori
Pana Vegjetale ose shllak

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Domate të thata nën vaj të bëra në shtëpi