
Kofsha pule me qumësht
Një rivizitim i një recete që kisha bërë vite më parë. Ja ku e solla përsëri në këtë prag festash.
Nëse do e bëni për 4 persona shtoni masën e qumshtit në 600 ml dhe lehtësisht masën e produkteve të tjera.
Ingredients
-
2 Kofsha pule
-
2 gota Ujë
-
2 gota Qumësht
-
1 Qepë
-
3-4 lugë Vaj ulliri
-
sa mjaftonë Piper të zi
-
1 lugë e vogël Arrë myshku pluhur
-
2 lugë të vogla Kripë
-
2 lugë Salcë Worchester
-
2 lugë Mustard
-
1 lugë Lëkura limoni të grira imët
-
1 Limon
-
disa degë Sherebel
-
disa degë Rozmarin
Directions
Kofshat e pulës vendosni në një tavë pjekje ku do të shtoni kripë, piper të zi, vaj ulliri, arrë myshku , lëngun e limonit, mustardën, lëkurat e grira me rende të limonit, dhe salsën Worchester.
Masazhojini mirë me duar. Mbulojini me qese kuzhine dhe lërini në frigorifer gjithë natën të marinohen, në të kundërtën dhe dy orë i mjaftojnë.
Pasi janë marinuar i shtojmë 1 gotë ujë dhe i japim një pjekje të shpejtë në furrën e ngrohur më parë në 200°C për 20 minuta. I Pasi janë pjekur disi kofshat e pulës i heqim nga furra ku do të shtoni dhe qepën e grirë imët, ujin, qumshtin, sherebelin, degët rozmarinës. Mbulojeni me leter alumini dhe piqeni përseri në furrë këtë rradhë në 160°C për rreth 50 minuta. Minutat e fundit hiqeni letrën dhe lëreni të thekëriset mirë mishi,
Shërbejini me patate furre.
Vlersoni Receten | |
Recipe Reviews
Ingredients
2 Kofsha pule | |
2 gota Ujë | |
2 gota Qumësht | |
1 Qepë | |
3-4 lugë Vaj ulliri | |
sa mjaftonë Piper të zi | |
1 lugë e vogël Arrë myshku pluhur | |
2 lugë të vogla Kripë | |
2 lugë Salcë Worchester | |
2 lugë Mustard | |
1 lugë Lëkura limoni të grira imët | |
1 Limon | |
disa degë Sherebel | |
disa degë Rozmarin |