0 0
Kofsha gjeli të mbushura me speca dhe djathë

Kofsha gjeli të mbushura me speca dhe djathë

Një tjetër ide për festat e fundëvitit :)

Ingredients

  • Për mbushjen

  • Pjesa tjetër

Directions

Share

Vendosini të gjithë përbërësit e mbushjes në blender dhe bluajini derisa masa të lidhet.

Kofshat e gjelit të pastruara nga kockat (ju mund të përdorni dhe fileto gjoksi gjeli ose pule) pritini ndonjë pjes të trashë te kofshës në mënyre që ta bëni  sa më uniforme dhe te jetë më e lehtë për tu mbushur dhe mbështjell.

Pra hapeni një fileto kofshe në tavolinën e punës, kriposeni, piperoseni dhe mbusheni me masën e përgatitur. Mblidheni në formë roleje dhe izoloni anët me spango. Veproni kështu dhe për pjesën e mbetur. Më pas kriposini, piperosini dhe nga jashtë dhe mes spangos vendosni nga një degë rozmarine.

Nxehni fortë një tigan të përshtaçem dhe për furrë shtoni pak vaj ulliri dhe filloni skuqni roletë nga të gjitha anët. Kur të jenë gati hiqini dhe ruajini mënjanë.

Te i njëjti tigan vendoni të kaurdisen qepujkat, shtoni pakëz kripë dhe piper të zi dhe shuajini me salcën e sojës,

Vendosni përsëri mishin në tigan dhe shuajini me vere të bardhë. Ndërkohe që vera avullon, qëroni dhe prisni pataten në fleta të holla. Shtoni pakëz kripë dhe piper të zi, vendosini ndërmjetë mishit në tigan, shtoni akoma pak vaj ulliri sipër  dhe disa degë rozmarine dhe të gjithë përgatitjen  trasferojeni në furrën e nxehur më parë në 180 °C për rreth 30 minuta.

 

Gëzuar Festat 🙂

 

 

 

(Visited 1 times, 1 visits today)
Vlersoni Receten
1
2
3
4
5
Vlerso
     
Anullo

Vlersoni Receten

Kofsha gjeli të mbusha me speca dhe djathë
Vleresimi Mesatar:  
 0 Vleresime

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Byrek me presh alla Brunch style
next
Biskota me kanell dhe portokall
  • 1 Views
  • Serves 4
  • Medium
  • 180

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
Për mbushjen
150 gr. Djathë të Bardhë
1 Speca tё kuq
1 tufë e vogël Majdanoz
2 thelpinjë Hudhra
4 lugë Galet/Peksimadhe
Pakëz Kripë
Pak Piper të zi
2 lugë Vaj ulliri
Pjesa tjetër
4 Kofsha Gjeli të pastruara nga kocka
200 gr Qepujka
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Sa mjaftonë Vaj ulliri
1 filxhanë kafe Salcë soja
1 gotë Vere e Bardhë
4 Patate
disa degë Rozmarin

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Byrek me presh alla Brunch style
next
Biskota me kanell dhe portokall