• Home
  • Kofsh qengji marinuar me kos
0 0
Kofsh qengji marinuar me kos

Kofsh qengji marinuar me kos

Kjo ishte receta që solla në tavolinë natën e ndrimit të viteve, dhe me këtë postim e nisim mbarë vitin dhe këtu në blog.

Ingredients

Directions

Share

Kosin përzijeni me lëngun e limonit, mustardën, kripë, piper dhe vaj ulliri. Shtojeni sipër kofshës të cilës i keni bër disa vijzime sipër dhe masazhojeni  mirë me duar. Shtoni dhe një qep të prer në katërsh, thelpinjët e hudhrave rozmarinë dhe sherebelin. Mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni  të marinohet për 4-5 orë.

Në momentin e pjekjes lëreni mishin 30 minuta jashtë frigoriferit që mishi të arrij temperaturën e ambjentit dhe ndërkohë nxehni sobën në 160°C

Shtoini sipër mishit akoma pak vaj dhe shtoni në tavë dhe ujin dhe vendoseni të piqet derisa të jetë gati. Rreth 2 orë pak a shumë derisa shikoni që është bërë kërce dhe mishi është shkëputur nga kocka.

Shërbejeni me patate furre.

Unë e shoqërova dhe me ullinjë dhe salcë xaxiqi.

 

 

(Visited 1 times, 1 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Përsheshi i Vitit të ri i rivizituar
next
Ragu Bolognese (bolonjeze)
  • 1 Views
  • Serves 4
  • Easy
  • 160°C

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 kanaçe 250 ml, Kos
4-5 lugë Vaj ulliri
2 lugë të vogla Kripë
2 lugë Mustardë
1 Limon
Sa mjaftonë Piper të zi
2 gota Ujë
2 thelpinjë Hudhra
1 Qep
disa deg Rozmarin
disa deg Sherebel

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Përsheshi i Vitit të ri i rivizituar
next
Ragu Bolognese (bolonjeze)