
Cocotte “mini tava” me patate dhe vezë
Receta e cocotte-ve me presh një video që solla së fundmi pati shumë sukses në rrjetet e mia sociale ndaj mendova të eksperimentoj me një tjetër produktë me disa përbërës ekstra. Më besoni që dhe këtë do e dashuroni njësoj, ndoshta dhe me shume.
Ingredients
-
4 cop Patate
-
1 Qep
-
4 Vezë
-
3-4 lugë Djathë Goudai grirë
-
3-4 lugë Vaj ulliri
-
1 lugë e vogël Kripë
-
Sa mjaftonë Piper të zi
-
Një tuf e vogël Trumëz
-
Rreth 200 gr. Proshutë speck
-
250 ml Qumësht
-
50 gr. Philadelphia
-
2 lugë Fara Mikse
-
1 thelpi Hudhra
-
1 lugë Miell misri
Directions
Patatet pritini në kubik mesatar dhe jepini një val në ujë me kripë për 10 minuta. Më pas kullojini dhe ruajini mënjanë.
Në një tiganë kaurdisni qepën me vajin e ullirit, shtoni dhe hudhrën e grirë imët, kripë, piper të zi dhe gjethet e trumzës. Bashkoni dhe patate dhe nje pjes të proshutit speck të prer hollë dhe kaurdisni sëbashku për pak minuta.
Në një tas rrihni djathin philadephia me qumshtin, djathin e gouda, kripë, piper të zi, shtoni dhe miellin e misrit dhe përzijini mirë. Me pas bashkoni me qumshtin dhe patatet me qepët, përzijini përsëri dhe ndajeni masën në tasa të vegjël individual. (në munges mund ta vendosni në një tavë të madhe)
Vendosni një vezë sipër, pak proshutë speck anash, pak fara mikse sipër, akoma pak djathë të grirë dhe një fije vaj ulliri. Shtoni përsëri disa gjethe trumze sipër dhe futeni të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për rreth 15-20 minuta.
Shërbejini me një sallatë stine për të pasur një vaktë të plotë.
Vlersoni Receten | |
Recipe Reviews
Ingredients
4 cop Patate | |
1 Qep | |
4 Vezë | |
3-4 lugë Djathë Gouda | |
3-4 lugë Vaj ulliri | |
1 lugë e vogël Kripë | |
Sa mjaftonë Piper të zi | |
Një tuf e vogël Trumëz | |
Rreth 200 gr. Proshutë speck | |
250 ml Qumësht | |
50 gr. Philadelphia | |
2 lugë Fara Mikse | |
1 thelpi Hudhra | |
1 lugë Miell misri |