
Byrek me thjerza dhe pulë.
Gjyshja ime e ndjer bënte një byrek me koçkulla dhe arra për të lëpire gishtat. E çdo të diel unë mundohem dhe në familjen time të vogël të sjell shijet e fëmijëris natyrisht të rivizituara. Sot për drek bëra byrek me thjerza dhe mish pule i aromantizuar me curry dhe trumzë.
Ingredients
-
1 pako Peta për byrek
-
300 gr. Thjerza
-
2 kokrra Qep
-
300 gr. Gjoks Pule
-
1 lugë e vogël Kripë
-
2 lugë të vogla Curry
-
disa degë Trumëz
-
1 gotë Qumësht
-
3 lugë Gjalpë i shkrirë
-
2 lugë Vaj ulliri
-
2 thelpinjë Hudhra
-
1 gotë Kos
-
1 gotë Lëng puleose ujë
-
1 tuf e vogël Koper
Directions
Zjeni më parë thjerrzat.
Grini trashë qepën dhe vendoseni të kaurdiset me vaj ulliri, curry dhe ca gjethe trumze, kriposeni piperoseni dhe bashkoni dhe mishin e pulës. Përzijeni dhe lëreni që shijet të aromantizohen. Bashkoni dhe thjerrzat me pjesën tjetër dhe shtoni dhe lëngun e pulës. Lëreni të zjehet paksa derisa lëngu të përthahet por jo plotësisht. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.
Tani përzieni mirë gjalpin me vajin dhe qumshtin.
Shtroni petat në një tavë duke i spërkatur me përzierjen me qumësht dhe gjalpë, bëni sa shtresa të dëshironi, unë bëra rreth 12 shtresa. Në mes derdhni mbushjen me thjerza, përthyeni anët dhe spërkatini bollshëm me qumësht dhe gjalpë qe mos thahen gjatë pjekjes. Pjesën e qumshtit që mbetet derdheni sipër thjerzave. Futeni të piqet në furrën e nxehur më parë në 160°C për 30-35 minuta ose derisa shikoni që ka marr ngjyrën e bukur sipër. Lëreni të ftohet paksa para se ta shërbeni me kosin e përzier me hudhra dhe koper te cilin mund ta shtoni si salcë sipër për freski.
(Visited 1 times, 1 visits today)
Vlersoni Receten | |
Byrek me thjerza dhe pule.
Vleresimi Mesatar: 0 Vleresime
Recipe Reviews
There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
Close
Login to write a review
Ingredients
Adjust Servings:
1 pako Peta për byrek | |
300 gr. Thjerza | |
2 kokrra Qep | |
300 gr. Gjoks Pule | |
1 lugë e vogël Kripë | |
2 lugë të vogla Curry | |
disa degë Trumëz | |
1 gotë Qumësht | |
3 lugë Gjalpë i shkrirë | |
2 lugë Vaj ulliri | |
2 thelpinjë Hudhra | |
1 gotë Kos | |
1 gotë Lëng pule | |
1 tuf e vogël Koper |