0 0
Apple pie – Ashtu si më pëlqen mua

Apple pie – Ashtu si më pëlqen mua

Siç e dini tashmë tortat me mollë janë të preferuat e mia. Por jo torta dosido por torta që të lënë gjatë shijen e mirë Me disa përbërës ekstra trasformohen në një ëmbëlsirë të përkryer. Provojeni dhe do më besoni.

Ingredients

  • Për dekorin

Directions

Share

Përgatisni brumin nëse keni zgjedhur ta bëni vet. Recetën lexojeni këtu.

Ndajeni brumin në dy pjes dhe më pas vendoseni në frigorifer të pushojë për 30 minuta.

Vendosni rrushin e thatë të njomet në likerin.

Shkrini gjalpin.

Qëronin mollët dhe priti në feta të holla ose në kubikë mesatar. Vendosini në një tas të madhë dhe shtoni në to lëngun e 1 limoni. 5-6 lugë sheqer kaf,  rrushin e thatë bashk me lëngun e likerit, kanellen, bajamet e grira trash dhe biskotat e shkërmoqura, gjalpin.  Përzijini mirë.

Hapni një pret brumi sa madhësia e tortës  nëse keni zgjedhur ta bëni vet, ose shtroni petën e gatëshme në tortier. Bëni disa vrima në fundin e saj. Shtoni mollët, dhe nivelojini. Mbulojeni me pjesën tjetër të brumit brisèe.  mbështillni mirë anët që mos të hapen gjatë pjekjes.

Bëni një të shpuar kryq në mesin e saj dhe lyejeni sipërfaqen me të verdhën e vezës të përzier me qumësht.

Në fund spërkateni me pak sheqer dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 170°C derisa të jetë gati, rreth 40 minuta.

Më pas  hiqeni dhe lëreni të pushojë paksa, dhe shërbejeni me një top akullore me vanilje dhe topping qershie.

 

 

(Visited 1 times, 4 visits today)

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Makarona me lakra brukseli dhe kërpudha
next
Domate të thata nën vaj të bëra në shtëpi
  • 1 Views
  • Serves 8
  • Medium
  • 170 °C

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
2 Peta brisèe Mund ta bëni dhe vetë me recetën në fillim të postimit
1 kg. Mollë
1 filxhanë kafe Rrush të thatë
2-3 lugë Gjalpë
lëngu i 1 Limon
1 gotë të vogël Liker
Nje dorë Biskota
Nje dorë Bajame Të grira trash
5-6 Sheqer integral
1 të Verdhë veze
2 lugë Qumësht
1 lugë të vogël Kanell
Për dekorin
Akullore me vanilje
Topping Qershie

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

previous
Makarona me lakra brukseli dhe kërpudha
next
Domate të thata nën vaj të bëra në shtëpi