0 0
Welcome 36

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Për kremin Namelaka
600 ml Pana Vegjetale
510 gr. çokollatë e bardhë
300 ml. Qumësht
12 gr. Xhelatin Peshku
Për pandispanjën
12 kokrra Vezë
400 gr Sheqer
400 gr Miell
100 gr. Niseshte patatesh
2 lugë të vogla Ekstrakt vanilje
Pakëz Kripë
Për shurupin e njomjes
Lengu i 3 Limon
200 gr. Sheqer
250 ml. Ujë
1 deg Rozmarin
Pjesa tjetër
350 gr. Reçel mjedre

Welcome 36

Kjo ishte torta ime e ditëlindjes që e pagëzova me emrin #welcome36 një tortë me kremin më të mirë që kam përgatitur ndonjëhër. Namelaka, është një krem i realizuar nga një chef japonez dhe përdoret gjerësisht në pastiçerin moderne pikërisht për konsistencën e tij të lehte dhe përdorimin e gjerë që merr në ëmbëlsirat e ndryshme. Unë u befsha 100 vjeç ndërsa ju nxitoni ta përgatisni këtë tortë :)

  • Servirja
  • Hard

Përbërësit

  • Për kremin Namelaka

  • Për pandispanjën

  • Për shurupin e njomjes

  • Pjesa tjetër

Udhëzimet

Ndani

Për të nisur këtë tort duhet të kini parasysh që për ta realizuar duhet pak manualiteti me ëmbëlsirat , disa teknika dhe materiale të veçanta për tju dal fiks ashtu siç duhet.

Ka disa pika kyçe që duhet ti dini:

Shkrirja e çokollatës së bardhë është pak e vështirë por ne do ta bëjmë me metodën më të thjesht të mundëshme dhe funksionon.

Së dyti për bazën e  tortës,  të rri siç duhet duhen disa shkopinjë pastiçerie silikoni që i vendosen brënda pandispanjës,  2 janë të mjaftueshëm.

E treta dhe më e rëndësishmja është durimi. Duhet të keni shumë durim për ta realizuar. Pasi ka dy faza kryesore, përgatitjen e bazës, pra pandispanjës dhe kremin dhe faza e dytë mbledhja e tortës. Nga faza e parë te e dyta ka një kohë pritje prej 12 orësh. Prandaj nëse ju duhet për një eveniment, ditëlindje apo fest, niseni minimumi 2 ditë para festes.

Pajisjet që ju duhen një tavë torte 22 -24 cm ose dy të tilla. Nëse nuk dispononi dy të tilla, pandispanjën do e bëni dy herë, nëse i keni të dyja tavat me madhësi të njëjtë brumin e pandispanjës e bëni të gjithë bashkë dhe pastaj e ndani në mënyrë uniforme në të dyja tavat.

Hapat

1
Bërë

Përgatija e kremit Namelaka

Vendosni fletët e xhelatinës të njomen në ujë të ftohtë.
Copëzoni çokollatën e bardhë dhe vendoseni në një enë qelqi
Ndërkohë nxehni mirë qumshtin dhe shtoni brënda në të fletët e xhelatinës së shtrydhur, përziejeni fortë derisa xhelatina të shkrijë mirë.
Derdheni qumshtin e nxehtë sipër çokollatës duke e përzier mirë derisa të jetë shkrirë plotësishtë. Tani shtoni panan e ftohtë nga frigoriferi.
Përzijeni me përzierësin elektrik për pak minuta. Mbulojeni me qese kuzhine në kontakt me kremin dhe lëreni të pushojë në frigorifer për 8-12 orë.

2
Bërë

Përgatitja e Pandispanjës

Po jua shkruaj recetën sikur të keni vetëm një tavë përgatitje pra përbërësit e pandispanjës do i ndajmë në dysh.
6 kokra vezë ndaini të bardhat nga të verdhat, të bardhat me ndihmën e pakëz kripe formoini në shkumë shtoni dhe 200 gram sheqer pak nga pak derisa ti formoni mirë. Më pas shtoni një nga një të verdhat e vezëve gjithmonë duke i përzier me rrahësin elektrikë.
Shtoni dhe ekstraktine e vaniljes.
Kur masa të jetë formuar mirë, shtoni duke situr pak nga pak 200 gr. miell të përzier me 50 gr. niseshte patatesh. shtoini duke situr dhe duke e përzier me delikates me një spatul gome nga lart poshtë, bëni shumë
kujdes mos ti ulni volumin.(ndaj miellin shtojeni çdo herë nga pak e gjithmonë duke e situr)
Tavën e tortës lyeni mirë me pak gjalpë dhe pluhëroseni me miell. Derdhni brenda brumin e tortës nivelojeni mirë dhe vendoseni të piqet në furrën e ngrohur më parë në 170°C për 20-25 minuta (dhe kur i bëni provën e shkopit ai del i paster nga pandispanja)
Pra, lëreni të ftohet plotësishtë para se ta hiqni nga forma.
Ndërkohë përgatisni pandispanjën tjetër si më sipër.

3
Bërë

Përgatitja e shurupit të njomjes

Shtrydhni lëngun e limonit dhe filtrojeni, përzijeni me sheqerin dhe ujin, vendoseni brenda dhe degën e rozmarinës dhe vendoseni në zjarrë të marrë val. Lëreni dhe 10 minuta më pas në zjarrë sa të trashet paksa, hiqeni dhe lereni mënjanë të ftohet.

4
Bërë

Reçeli mjedrës

Reçelin e mjedrës përzijeni mirë që të bëhet një mas më e punueshme.

5
Bërë

Formimi tortës

Fillimishtë nxirrni kremin nga frigoriferi dhe me rrahësin elektrikë të dorës jepini një të përzier derisa të formoni një shkumë të lehte. Pra kremi mos të jetë i ngjeshur por i lehtë si një re.
Trasferoni nje pjes të tij në një qese pastiçerie për të pasur më të lehtë punimin.
Pandispanjat ndaini në mes në mënyrë të barabart duke formuar 4 disqe.
Merrni një bazë servirje dhe lyeni pak fundin me krem, vendosni sipër një disk pandispanje.
Njomeni mirë me shurupin e njomjes duke e lyer me një furçe ose spërkateni me lugë. (Kini parasysh që duhet ta njomni mirë pa e kursyer por as ta bëni qull pasi torta nuk do ju qëndroj në këmb, ndaj kujdes ekulibrohuni)
Tani bëni një shtes bollshëm me krem duke lënë një gisht bosh rreth e rrotull pandipanjës.
Në mes të kremit duke e lënë përsëri një gisht bosh rreth e rrotull bëni një shtres me reçel.
Sipër vendosni një tjetër pandispanjë, njomeni, bëni një stres me krem, një shtres me reçel dhe vijoni kështu për të gjithë katet në vijim.
Në fund në mesin e saj paralelisht ngulni në brendësi shkopat e pastiçeris deri në fund të bazës. Nese rrinë më të gjatë pritini, shkopat duhet të shkojnë në brendësi, mos të duket.
Në këtë pikë ende pa mbaruar lëreni tortën të pushoj 30 minuta në frigoriferë sëbashku me kremin.
Pas 30 minutash mbuloni pandispanjën e sipërme me krem dhe anët niveloni mirë me kremin që ka dal jashtë nga pushimi i tortës në frigorifer. Pra mos e mbuloni komplet por lini pjes boshe pandispanje duke krijuar efektin nude cake.
Kur te jetë gati lëreni në frigorifer të pushoj për të pakten 4 orë që të njomet mirë dhe shijet të lidhen.
Dekorojeni më pas sipas dëshirës.

para
Biskota të mbushura me reçel fiku
pas
Mish gici me birrë shoqëruar me pure patatesh
para
Biskota të mbushura me reçel fiku
pas
Mish gici me birrë shoqëruar me pure patatesh

Shtoni komentin tuaj