0 0
Trileçe “tiramisu” me krem karamele Zana

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Baza
200 gr. Miell Manitoba
6 Vezë në temperaturë ambjenti
100 gr. Sheqer
1 lugë të vogël Ekstrakt vanilje
Për ta njomur
700 ml-1lt Qumësht
250 ml Pana lëng
1 kanaçe e gjysëm Qumësht i kondesuar (Panda)
Për kremin me maskarpone
150 ml. Pana lëng
200 gr. Maskarpone
3 Të verdha veze
3 lugë Sheqer
3 lugë Ujë
Per kremin me karamele zana
50 ml. Pana lëng
5-6 cop Karamele Zana
Pjesa tjetër
2 lugë Kakako

Trileçe “tiramisu” me krem karamele Zana

Kur vendos të bëj ëmbëlsira nuk e vras shume mëndjen për kaloritë, por kjo mendoj se ja ka kaluar të gjithave ç'kam bërë deri më sot. Nëse trileçja normale është bomb, kjo qe kam sajuar me ç'kam mundur ështe super bomb.

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

  • Baza

  • Për ta njomur

  • Për kremin me maskarpone

  • Per kremin me karamele zana

  • Pjesa tjetër

Udhëzimet

Ndani

Përgatisni bazën e trileçes të cilën e gjeni këtu dhe proçedoni  me përgatitjen, pjekjen dhe njomjen e saj njësoj si te receta, vendoseni në frigorifer të pushoj.

Tani pastorizoni vezët, por nëse i keni super të freskëta mund ti përdorni dhe pa pastorizuar.

Rrihni vezët me 1 lugë sheqer derisa të bëhet një masë e fryrë. Bashkoni  sheqerin e mbetur me ujin dhe vendoseni në zjarr të bëni një tip sherbeti. Sa fillon të marri val dhe në sipërfaqe bëhet me bulza.  Hiqeni dhe duke e derdhur në fije sipër vezëve përzijeni njëkosishtë me maksimumin e shpejtësis së rrahësit elektrikë. (Kujdes se mos i bëni vezët omelet ? ) Përzijeni derisa masa të jetë e fryrë dhe lëreni të ftohet.

Pastaj bashkoni më të maskarponen gjithmonë duke e përzierë me rrahësin elektrikë.

Formoni panën në shkumë dhe me delikates bashkojeni dhe atë  me maskarponen. Kur te keni kremin e lidhur vendoseni në frigorifer të pushojë.

Ndërkohë shkrini  karamelet zana në pana derisa të bëhet një krem i lidhur mirë.

Kur maskarpone të jetë mpiksur, lyeni me të trileçen sipër, një shtres të bollshme sa shikoni që është mjaftueshëm.

Spërkateni paksa me kakao dhe salcë me karamele zana dhe lëreni akoma të pushoj në frigorifer për disa orë të tjera para se ta shërbeni.

Kaloritë mos i numëroni…thjeshtë shijojeni 😛

 

Salcën e karameleve Zana mund ta bëni dhe vet duke ndjekur këtë recetë, por mos i shtoni kripë.

 

 

 

 

Hapat

1
Bërë

Unë them më mirë mos e përgatisni se s'do keni të ngopur , hahahahahh

para
Supë krem me panxharë
pas
Supë pasha qofte
para
Supë krem me panxharë
pas
Supë pasha qofte

Shtoni komentin tuaj