0 0
Tortë e kripur me patate, spinaq dhe kima

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
400 gr. Spinaq
2 cop Peta brisèe
4 cop Salsiçe italiane
5 cop Patate të mëdha
2 cop Qep
2 lugë Parmixhano të grirë
Pak Vaj ulliri
1 Verdhë veze
Pak Kripë
pak Piper të zi
2 thelpinjë Hudhra
1 filxhanë kafe Qumësht
Pak Miks Erëzash Provenciale Në munges përdorni rigon dhe majdanoz të thatë

Tortë e kripur me patate, spinaq dhe kima

Një recetë që nuk konsumohet përdit normalishtë, por në fundjavë përgjate vaktit të drekës me iden se do bëni dhe një shëtitje më pas. Shijen e ka fantastike, ashtu si kalorit ;) hahhahahha :P

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Fillimishtë qëroni patatet dhe pritini në feta të holla,  jepini një val në ujë me kripë për 10 minuta. Kullojini dhe lërini të ftohen plotësishtë.

Përgatisni kiman me salsiçe duke kaurdisur qepët e prera hollë me vajin me brumin e salsiçes të shkërmoqur, kriposini, piperosni dhe shtoni dhe pak hudhër të prer në feta. Lëreni që qepët të zbuten dhe salsiçet të kaurdisen mirë duke i përzier herë pas here.

Tani kaloni në tigan dhe spinaqin me pak vaj ullir, kur të ketë ulur volumin hiqeni dhe atë dhe lëreni të ftohet.

Kur të gjithë përbërësit ti keni gati,  formoni tortën e kripur.

Shtroni një pet brize në një tavë torte të cekët me letër furre posht.

Bëni disa të shpuara në fundin e saj. Visheni fundin me feta patatesh. Kriposeni piperoseni dhe pluhroseni me një miks erëzash provenciale ose majdanoz dhe rigon, ç’tju gjëndet.

Spërkateni sipër me pak djathë të grirë, shtoni disa lugë kima me salsiçe dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e patateve. Vendosni sipër kimas një shtres me spinaq dhe mbulojeni shtresën e spinaqit me pjesën e mbetur të patateve. Përsëri kriposeni, piperoseni dhe puhëroseni me erëza të thata.

Shtroni dhe pjesën e mbetur të salsiçeve , akoma pak djathë të grirë, dhe qumshtin. Qumshti na ndihmonë ta mbajmë të butë mbushjen brenda dhe të krijojë një mas kremoze që të lidhi shijet. Tani mbulojeni komplet tortën me pjesën tjetër brize dhe bëni disa vrima me pirun në sipërfaqen e saj dhe një prerje të vogël kryq në mest. Lyeni sipërfaqen e saj me të verdhën e vezës të rrahur me qumësht.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 170°C për 30-35 minuta.

Lëreni të ftohet paksa para se ta shërbeni.

para
Krem karamel me arrë kokosi
pas
Sallatë me çikore të njoma dhe parmixhano
para
Krem karamel me arrë kokosi
pas
Sallatë me çikore të njoma dhe parmixhano

Shtoni komentin tuaj