0 0
Supë krem me panxharë

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
3 kokrra të freskët Panxharë
2 Patate
1 Qep
1 Kanaçe me domate
2-3 thelpinjë Hudhra
2-3 lugë Vaj ulliri
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Një tuf e vogël Majdanoz
Sa mjaftonë Kos grek
1 kavanoz Qiqra
1 lugë të vogël Pluhur hudhre
1 lugë të vogël Curry

Supë krem me panxharë

Plot vlera ushqimore kjo supë, me super shije dhe me shtimin e kosit grek bëhet dhe më e freskët. Mund ta zvëndësoni dhe me kosin normal tonin në vend të atij grekut.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Vendosni të kaurdisen  qepa me patatet, panxharët dhe hudhrat me pak vaj ulliri. Kur të fillojnë të kaurdisen mirë shtoni dhe domatet e shtrydhura me dorë dhe vijoni kaurdisjen derisa domatja  të shpërbëhet mirë. Kriposeni, piperoseni, shtoni majdanoz të grirë imët dhe mbulojeni me ujë. Lëreni të ziejë në zjarr të avashët për 25-30 minuta. Më pas jepini një të bluar derisa të bëhet krem.

Ndërkohë,  qiqrat shpëlajini nga uji i konservimit dhe lëri të kullojnë mirë, më pas vendosini në një tavë ku do i spërkasni me curry, pluhur hudhre, kripë, piper  dhe vaj ulliri. Përzijini dhe futini në furrë të piqen në 180°C për 15 minuta.

Shërbejeni supën me 1 lugë kos grek sipër, qiqrat të pjekura, pak vaj ulliri, dhe majdanoz të grirë imët.

 

 

 

 

para
Tortë e kthyer me limonë
pas
Trileçe “tiramisu” me krem karamele Zana
para
Tortë e kthyer me limonë
pas
Trileçe “tiramisu” me krem karamele Zana

Shtoni komentin tuaj