0 0
“Spaghetti” me spinaq dhe djathë të bardhë

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
200 gr. Spaghetti
400-500 gr. Spinaq
1 lugë plot me Gjalpë
Pakëz Kripë
Pak Piper të zi
1 thelpi Hudhra
200 gr. Djathë të Bardhë

“Spaghetti” me spinaq dhe djathë të bardhë

Shijet e fëmijëris janë ato që më vinë në mëndje herë pas here dhe mundohem ti sjell gjithmon të modifikuara për ti bërë dhe me të shëndetshme. Kuzhina jonë e vjetër nuk ka asgjë të shëndetshme për të vijuar ta konsumojmë shpesh dhe në ditët e sotme, ndaj makaronës tipike me djathë e gjalpë të djegur e solla në versionin me spinaq. Shijojeni.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Shkrini gjalpin në tiganë dhe lëreni të digjet paksa, shtoni thelpin e hudhrës të shtypur me dorë, spinaqin, pakëz kripë (pasi ka dhe djathi që do i hedhim më pas).  Përzijeni vazhdimishtë që spinaqi të uli volumin. Mos e gatuani shumë pasi na duhet i bukur i gjelbër.  Shtoni dhe djathin e bardhë të shkërmoqur, përzijeni dhe hiqeni tiganin mënjanë.

Zieni spaghettin “al dente”  në ujë të nxehtë me kripë, kullojeni dhe shtojeni te tigani me spinaq dhe djathë se bashku me 1 garuzhe nga uji i zierjes.

Përzijeni mirë që shijet të lidhen dhe djathi të filloj të shkrij paksa dhe shërbejeni.  Për më shumë arom shtoini dhe pak vaj ulliri sipër.

 

 

para
Pulë në kripë
pas
Ashure me hikërr aromantizuar me arrë kokosi dhe portokalle të karamelizuara
para
Pulë në kripë
pas
Ashure me hikërr aromantizuar me arrë kokosi dhe portokalle të karamelizuara

Shtoni komentin tuaj