0 0
Sallatë me patëllxhanë furre, avokado dhe domate

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
2 Patëllxhanë
1 Trangull
1 Avokado
2 Domate
2 Qep të njoma
2-3 Feta buke integrale
1 Limon
sa mjafton Vaj ulliri
Pak Kripë
Pak Piper të zi
1 lugë të vogël Curry
1 lugë të vogël Pluhur hudhre

Sallatë me patëllxhanë furre, avokado dhe domate

Kjo sallatë ka shoqëruar drekët e mia verore dhe se di si më ka dal nga mendja tua postoj. Është një ide shumë e shijshme e mbi të gjitha tepër e lehtë për tu marrë me vete në punë.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Patëllxhanët pritini në kubikë dhe vendosni në një tas. Shtoni kripë, piper, curry, pluhur hudhre dhe 3 lugë vaj ulliri. Përzijeni dhe shtrojini  në një tavë me letër furre poshtë dhe futini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20-25 minuta derisa të jenë gati. Pra, të pjekura dhe krokante.

Prisni  pjesën tjetër të perimeve në kubikë në mënyrë që të ruajmë linjën e prerjes dhe vendosni në një sallatier. Marinojeni me kripë, vaj ulliri dhe lëng limoni.

Kur patëllxhanët  të jenë gati hiqini dhe vendosni te sallatiera bashkë me perimet e tjera. Përzijeni.

Te e njëjta tavë ku poqëm patëllxhanët vendosni bukën e prer në kubikë dhe vendoseni në furrë të theket. Kur të jetë gati, shtojeni te sallata, shtoni dhe qepën e njomë dhe majdanozin,  përzijeni dhe shërbejeni.

 

para
Gjellë me qiqra dhe presh
pas
Mish pule me hikërr dhe kërpudha
para
Gjellë me qiqra dhe presh
pas
Mish pule me hikërr dhe kërpudha

Shtoni komentin tuaj