0 0
Sallatë me kungulleshka dhe trangull

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
4 Kungulleshka
1 Trangull
Disa Bishta qepe të njomë
Një tuf e vogël Koper
Një cop mesatare Djathë dhie
Për marinimin
4 lugë Vaj ulliri
1 Limon
1 lugë Lëkura limoni të grira imët
1 lugë e vogël Mustardë
Pak Kripë
Pak Piper të zi
2 thelpinjë Hudhra

Sallatë me kungulleshka dhe trangull

Jemi në stinën më të bukur kur sallatat janë protagosnite të tavolinës.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

  • Për marinimin

Udhëzimet

Ndani

Kungulleshkat e lara pritini hollë me thikë ose me mandolinë dhe vendosni të piqen në zgarë nga të dyja anët. Veproni kështu për të gjithë pjesën e mbetur të kungulleshkave.

Prisni hollë me mandolinë  ose thik dhe trangullin.

Vendosni kungulleshkat e zgarës dhe trangullin në një pjatë servirje dhe kriposini dhe piperosni.

Veçmas përgatisni salcën marinimit duke grirë imët me rende hudhrën bashkojeni me lëngun e limonit, mustardën, vajin e ullirit, lëkurat e limonit, shtoni akoma pak kripë. Përzijeni fortë që salca të marinohet dhe shtojeni sipër kungulleshkave. Përzijeni. Më pas shtoni djathin e shkërmoqur, bishtat e qepës të prer imët, koperin dhe shërbejeni.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Sallatë me kungulleshka dhe trangull
Average rating:  
 0 reviews

para
Lulelakër me proshut speck dhe beshamel
pas
Sallatë me bishtaja, skumbër nën vaj dhe vezë.
para
Lulelakër me proshut speck dhe beshamel
pas
Sallatë me bishtaja, skumbër nën vaj dhe vezë.

Shtoni komentin tuaj