0 0
Sallate iceberg me avokado, proshutë speck dhe vezë të zier

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 xhufkë te vogël Sallatë iceberg
2-3 flet Proshutë speck
1 Vezë
1 Avokado
Për salcën e marinimit
2 lugë të vogla Mustard
2 lugë Lëng limoni
2 lugë Vaj ulliri
Pak Kripë
Pak Piper të zi

Sallate iceberg me avokado, proshutë speck dhe vezë të zier

Një sallatë ideal për tu marrë me vete në punë pasi trasportohet lehtësishte dhe mbi të gjitha konsumohet e ftohtë

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

  • Për salcën e marinimit

Udhëzimet

Ndani

Zjeni vezën dhe lëreni të ftohet paksa para se ta qëroni dhe ta prisni në 4-tërsh

Përgatisni marinaturën me mustardën, kripë, piper, lëng limoni dhe vajin e ullirit, përzijeni derisa të formohet një tip salce e hollë.

Prisni sallatën në copa të holla dhe vendoseni në një sallatier, shtoni paksa nga salca e përgatitur dhe përzijeni.

Tani shtoni  dhe avokadon e prer në feta, fletët e proshutës speck, vezën dhe akoma sipër pak nga salca e përgatitur.

Nëse do e merrni me vete në punë salcën mund ta merrni me vete në një mbajtëse të vogël dhe ta marinoni në momentin që do e konsumoni.

Për drek mund ta shoqëroni me 1 fetë bukë të zezë me fara.

 

 

para
Burger Salmoni me kërpudha të tiganisura
pas
Gjellë me qiqra dhe presh
para
Burger Salmoni me kërpudha të tiganisura
pas
Gjellë me qiqra dhe presh

Shtoni komentin tuaj