0 0
Ragu Bolognese (bolonjeze)

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
500 gr Mish i grirë viçi
500 gr. Mish i grirë derri
500 gr. Salcё domatesh
1 Qep
1 gotë plot Vere e Bardhë
2 lugë të vogla Kripë
sa mjaftonë Piper të zi
2 degë Selino
2-3 Karrota
3-4 lugë Vaj ulliri
1 lt. Ujë

Ragu Bolognese (bolonjeze)

Kuzhina:

Një salcë tepër e shijshme për pastat dhe lazanjat, ka shumë metoda për përgatitjen e saj, por kjo është më e thjeshta dhe klasikja.

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Grini imët qepën, karrotën dhe selinon dhe vendoseni të kaurdiset me vajin e ullirit. Më pas shtoni mishërat e grirë dhe vijoni kaurdisjen. Shtoni kripë dhe piper  të zi dhe lëreni të kaurdiset ngadal në zjarr të ulët derisa të bëhet i thatë. Më pas shuani me verën e bardhë dhe sapo vera të avullojë shtoni salcën e  domateve  dhe përzijeni akoma disa minuta mbi zjarr dhe shtoni ujin. Uleni zjarrin, mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziej rreth 1 orë duke e përzier herë pas here derisa të jetë gati, e trashur e plot dhe me shije të mirë.

Do e përdorë me  Tagliatelle- t De Cecco Pasta që në Shqipëri vijnë nga mapo Cash & Carry. I gjeni në çdo supermarket.

Unë ragu-së i shtojë dhe një miks erzash të përzier. Pra 1 lugë të vogël kanell, 1 lugë të vogël arrë myshku, 1 lugë të vogël pluhur qimnoni, 1 lugë të vogël pluhur anasoni. I përziej dhe nga kjo përzierje marr vetëm 2 lugë të vogla që ja shtoj ragu-së.

Është një opsion por që për mua i jep super shije.

Ragu-në mund ta përgatisni më parë në sasitë që deshironi  dhe ta ruani në ngrirje për rreth 6 muaj.

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Adda's All
Average rating:  
 0 reviews

Hapat

1
Bërë

para
Kofsh qengji marinuar me kos
pas
Gjellë me thjerza dhe spinaq
para
Kofsh qengji marinuar me kos
pas
Gjellë me thjerza dhe spinaq

Shtoni komentin tuaj