• Home
  • Brumërat
  • Quiche me kërpudha Pioppini ose kërpudha “gozhdë”
0 0
Quiche me kërpudha Pioppini ose kërpudha “gozhdë”

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 pako Petë brisee
300 gr. Kërpudha pioppini
1 Qep
2 thelpinjë Hudhra
2 Vezë
250 gr. Pançetë e prer në kubikë
100 gr. Djathë Emental i grirë me rende
2 lugë Vaj ulliri
1 lugë e vogël Kripë
Pak Piper të zi
Pak Majdanoz
Disa deg Rozmarin
2 gota Qumësht

Quiche me kërpudha Pioppini ose kërpudha “gozhdë”

Një tortë e kripur e stilit francez, unë kam përdorur qumështin në vënd të pana-s pasi nuk e preferoj si produkt, por ju mund të përdorni dhe pana-n në sasi të njëjtë.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Në një tiganë  vendosni pançetën derisa të thekëriset mirë, shtoni qepën dhe hudhrat e prera hollë. Bashkoni me to dhe kërpudhat, kriposeni, piperoseni shtoni majdanoz të grirë imët dhe vijoni kaurdisjen derisa kërpudhat të jenë gati. Hiqeni  dhe lereni mënjanë të ftohen. Veçmas rrihni vezët me pak kripë dhe piper, bashkoni qumshtin dhe djathin e grirë me rende, përzijeni. Kur masa  me kërpudha të jetë ftohur bashkojeni me masën me qumsht dhe vezë.

Në një tavë ose tiganë të përshtaçëm dhe për furrë shtroni petën brisee. Shpojani fundin me pirunë, derdhi në të masën me kërpudha, palosini paksa anët.  Sipër vendosni degët e rozmarinës dhe piqeni ne furrën e nxehur më parë në 180°C për 20-25 minuta.

Lëreni të pushoj paksa para se ta shërbeni me një sallatë stine.

 

 

para
Krem kërpudhash Vegan
pas
Kroketa me patate dhe peshk
para
Krem kërpudhash Vegan
pas
Kroketa me patate dhe peshk

Shtoni komentin tuaj