0 0
Pulë në kripë

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 Pulë rreth 600-800 gr.
2 kg Kripë e trashë
4 Të bardha veze
200 gr. Gjalpë në temperaturë ambjenti
1 lugë Piper rozë
Një tuf te vogël Bar qepe
disa deg Rozmarin
Një tuf e vogël Trumëz
Disa gjethe Sherebel

Pulë në kripë

Një recetë që nxjerr maksimumin e shijes nga mishi i pulës. Erëzat gjatë pjekjes së bashku me gjalpin do çlirojnë në ajër aromën e tyre ftuese dhe atmosfera e shtëpis do kthehet në festive.
Provojeni dhe me bëni me dije si ju doli!

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Pulën e  kam ndarë në dysh për të pasur një  pjekje optimale. Përdorni dy tava idividuale ose një të madhe.

Pra ndani pulën në dyshë, pastrojeni mirë dhe lëreni mënjanë. Gjalpin e butë, të bërë pomadë tashmë përzijeni me barin e qepës, kripë dhe piper të zi. Lyeni mirë pjesët e pulës nga të gjitha anët.

Pjesën tjetër të erëzave grijini imët dhe përzijeni me kripën. Të bardhat e vezëve formojini në shkumë të formuar mirë dhe bashkojeni me kripën dhe erëzat.  Shtoni dhe piperin  roz të copëzuar paksa. Përzijeni mirë që kripat të njomet dhe të lidhet me erëzat dhe shkumën e vezëve. Në një tavë të madhe bëni një shtres me kripën, vendosni sipër saj dy gjysmat e pulës dhe mbulojini me pjesën tjetër të kripës duke i dhënë formën sipas trupit të shpendit. Vendoseni të piqet në furrën e nxehur me parë në 160°C për rreth 1 orë e gjys.

Kur ta shërbeni thyeni guackën që është formuar sipër  dhe shërbejeni mishin me gjalpin e butë të aromantizuar me bar qepe dhe patate furre me rozmarinë.

 

 

 

Hapat

1
Bërë

para
Kroketa me patate dhe peshk
pas
“Spaghetti” me spinaq dhe djathë të bardhë
para
Kroketa me patate dhe peshk
pas
“Spaghetti” me spinaq dhe djathë të bardhë

Shtoni komentin tuaj