0 0
Paidhaqe qengji me curry dhe mustard me mjaltë

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 kg. Paidhaqe qengji
400 gr. Patate
2 lugë Mustard me mjaltë
1 Lime
1 lugë të vogël Kripë
sa mjaftonë Piper të zi
1 lugë të vogël Curry
4 lugë Vaj ulliri
2 thelpinjë Hudhra
1 gotë Ujë
1 lugë Kokrra Shege

Paidhaqe qengji me curry dhe mustard me mjaltë

Is the most beautiful time of the year....dhe unë do përpiqem t'u sjell që tani menun e festave. Larg skemave tradicionale por ushqime të rinovuara, skenike por mbi të gjitha të thjeshta për të gjithë familjen.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Mishin marinojeni me kripë, piper, curry, vajin e ullirit, mustardën me mjaltë dhe lëngun e lime. Masazhojeni mirë me duar dhe mbulojeni me celofan. Lërini të marinohet 2-3 orë ose gjithë natën.

Më pas hiqeni mishin dhe lëreni mënjanë. Te i njëjti lëng i marinimit vendosni patatet  e prera ne thelpinjë dhe përzijeni që të lyhen mirë nga të gjitha anët. Kriposini, piperosini dhe sipër vendosni mishin dhe ca feta hudhër. Shtoini dhe një gotë ujë tavës, akoma pak vaj ulliri sipër mishit dhe vendoseni në furrë të piqet në 180°C derisa të jetë gati. Rreth 35-40 minuta ose në varësi të sobës tuaj. Gjithsesi e dalloni me sy kur është gati.

Shtoni ca feta lime sipër (limon jeshil) ca kokra shege dhe shërbejeni.

Shënim: uji që ja hedh me nevojitet për ti mbajtur me lëng pasi më pëlqejnë në këtë mënyrë por mund ti bëni dhe pa ujë, vetëm që më parë ju duhet të zjeni 10 minuta patatet për ti bërë me të shijshme.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Paidhaqe qengji me curry dhe mustard me mjaltë
Average rating:  
 2 reviews
 by Dea

Super recete!

 by Entila

Super ?

para
Brinjë me thjerrza në furrë
pas
Fileto gici me ftonjë
para
Brinjë me thjerrza në furrë
pas
Fileto gici me ftonjë

Shtoni komentin tuaj