0 0
Makarona Paccheri me kërpudha dhe bacon

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
280 gr. Paccheri
300 gr. Kerpudha
2 thepinjë Hudhra
1 Spec djegës
100 gr. Bacon
Pak Kripë
Sa mjaftonë Piper të zi
100 gr. Djathë i butë Squacquerone Mund të përdorni çdo llojë djathi tjetër të bute
2 lugë Vaj ulliri
1 lugë Gjalpë i shkrirë
disa degë Trumëz

Makarona Paccheri me kërpudha dhe bacon

Kuzhina:

Një pjatë për të lëpirë gishtat, fiks për fundjavë.
Te dielë te mbarë!

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Lajini kërpudhat shpejtë nën ujë të ftohtë që mos t’ju thithin shumë ujë dhe Thajini direkt me beze kuzhine. Më pas pritini në feta.

Grini imët hudhrën dhe vendoseni të kaurdiset me specin djegës  sëbashku me vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtoni bacon e copëtuar me duar dhe thekëriseni derisa të bëhet kërce.

Më pas bashkoni kërpudhat, kripë, piper të zi dhe kaurdisni derisa kërpudhat të jenë thekërisur mirë. Ndërkohë zieni paccherin aldent në ujë të valuar me kripë. Kullojeni dhe shtojeni te kërpudhat sëbashku me 1 garuzhe nga uji i zierjes së makaronave. Përzijeni dhe tundeni tiganin që të emulsiononi lëngjet. Shtoni disa gjethe trumze dhe disa lugë djathi të butë. Përziejni që ti bëni kremoze. Shërbejeni akoma të ngrohta me pak djathë të butë sipër.

 

 

Hapat

1
Bërë

para
Mish me qepujka dhe kërpudha
pas
Lulelakër ne furre me vezë dhe parmixhano
para
Mish me qepujka dhe kërpudha
pas
Lulelakër ne furre me vezë dhe parmixhano

Shtoni komentin tuaj