0 0
Makarona me lakra brukseli dhe kërpudha

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
200 gram Makarona format i shkurtër
200 gram Lakra brukseli
200 gram Kerpudha
2 thelpinjë Hudhra
1 Spec djegës i thatë
2 lugë Vaj ulliri
1 gotë Vere e Bardhë
Pak Kripë
Pak Piper të zi
Një tuf e vogël Majdanoz

Makarona me lakra brukseli dhe kërpudha

Një pjatë e thjeshtë me shumë shije për drekat tuaja.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Pastroni lakrat e brukselit nga ndonjë gjethe e sipërme dhe ndaini në mes. Vendosini të ziejnë për 15 minuta në ujë me kripë.

Ndërkohë grini imët hudhrat dhe vendosin të kaurdisen me vajin e ulliri dhe specin djegës, shtoni dhe lakrat e brukselit kur të jenë gati.

(Ndërkohë te uji i lakrave zjeni mkaronat aldente)

Bashkoni dhe kërpudhat e prera në feta me lakrat. Kriposini, piperosni dhe lëreni të kaurdisen sëbashku derisa të theken mirë. Shuani me verën e bardhë, sapo vera të avullojë kulloni makaronat akoma aldente, shtoini te tigani sëbashku me 1 garuzhe nga uji i zierjes. Emulsiononi lëngjet që të formoni një krem të hollë në fund. Shtoni majdanoz të grirë imët dhe shërbejini me pak djathë parmixhano të grirë.

 

para
Omelet pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse
pas
Apple pie – Ashtu si më pëlqen mua
para
Omelet pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse
pas
Apple pie – Ashtu si më pëlqen mua

Shtoni komentin tuaj