0 0
Lakër në mënyrë aziatike me oriz basmati

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Gjysëm Lakër e bardhë
2-3 lugë Vaj suzami
2 Qep të njoma
1 Hudhër e njomë
2 Spec djegës të freskët
1 lugë Fara suzami të zi
1 filxhanë kafe Salcë soja
1 filxhanë kafe Uthull orizi
pakëz Kripë
1 rrënjë e vogël Xhenxhefil
Pjesa shoqëruese
Oriz Basmati i gatuar më parë sipas recetës

Lakër në mënyrë aziatike me oriz basmati

Nuk është fare e vështire të përgatisni në shtëpit tuaja ushqimin aziatik. Mjaftonë të ndiqni këto hapa të thjeshta dhe sa herë të keni neps të përvishni mëngët :P

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

  • Pjesa shoqëruese

Udhëzimet

Ndani

Fillimishtë përgatisni orizin duke ndjekur recetën këtu

Prisni hollë lakrën, qepën dhe hudhrën e njomë. ( ruani disa bishta qepe ose hudhre për dekorin sipër)

Vendosni vajin e suzamit të aromantizohet në një wok me hudhrën,  xhexhefilin e grirë me rende dhe specin djegës.

Sapo vaji të aromantizohet shtoni lakrën dhe qepën e prer hollë, kriposeni,  kështu lakra do fillojë të nxjerr jashtë ujin e saj të vegjetimit. Kaurdiseni vazhdimishtë derisa lakra të karamelizohet mirë.

Nëse nuk e doni shumë të fortë lakrën mund ti shtoni 1 fixhanë kafe ujë (por kini parasysh që perimet në gatimet aziatike nuk duhet të jenë të squlluara por krokante)

Sapo lakra të jetë kaurdisur mirë shuani me sojën e përzier me uthullën e orizit.

Lëreni që të gatuhen mirë me salcën e sojës duke e përzier herë pas here dhe kur të jetë gati hiqeni.

Shërbejeni me oriz basmati, Spec djegës të freskët dhe fara suzami të zi.

 

 

 

 

 

para
“Crumble” krambëll kumbullash
pas
Kek me arrë kokosi dhe fara lulëkuqeje
para
“Crumble” krambëll kumbullash
pas
Kek me arrë kokosi dhe fara lulëkuqeje

Shtoni komentin tuaj