0 0
Krem kërpudhash Vegan

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
400 gr. Kerpudha Porçini
1 Qep
1 Patate
2 thelpinjë Hudhra
2-3 lugë Vaj ulliri
1 lugë të vogël Kripë
Pak Piper të zi
800-900 ml Lëng vegjetal ose ujë
2 lugë Fletёza Bajamesh
Pak Majdanoz
200 ml. Pana soje

Krem kërpudhash Vegan

Nje supë krem e thjeshtë totalishtë vegane por me tepër shije.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Kaurdisni kërpudhat me qepën, hudhrën me vajin e ulliri. (Ruani disa feta këpudhash mënjanë për dekorin)

Shtoni dhe pataten e prer në copa, kripë, piper të zi, pak majdanoz dhe mbulojeni me lëngun vegjetal ose ujin. Lëreni të ziejnë për 15 minuta. Më pas shtoini panën e sojës dhe jepini një të bluar derisa të bëhet krem.

Veçmas thekërisni me pak vaj kërpudhat në feta që ruajtëm mënjanë derisa të jenë gati. Te i njëjti tigan thekni dhe fletët e bajameve.

Shërbejeni supën me këpudhat e thekërisura sipër, fletët e bajames, majdanoz të grirë imët dhe akoma pak vaj ulliri.

 

para
Lakra brukseli të tiganisura me shurup panje dhe pançetë
pas
Quiche me kërpudha Pioppini ose kërpudha “gozhdë”
para
Lakra brukseli të tiganisura me shurup panje dhe pançetë
pas
Quiche me kërpudha Pioppini ose kërpudha “gozhdë”

Shtoni komentin tuaj