Kek me kumbulla

0 0
Kek me kumbulla

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
250 gr. Kumbulla Të pastruara dhe prer në mest
350 gr. Miell Manitoba ose 00
1filxhanë kafe Mjaltë
1filxhanë kafe Vaj ulliri
1 pako Pluhur pjekës për ëmbëlsira
Pakëz Kripë
1 gotë Qumësht
1 gotë Ujë
3 lugë Sheqer Për mbulesen sipër
1 filxhanë kafe Sheqer
2 cop Vezë
1 majë luge të vogël Arrë myshku pluhur

Një kek i thjesht me shumë shije meqë jemi në kohën e kumbullave, ideal për mëngjes me një gotë qumësh ose për tua dhën fëmijëve pasdite si zemër shoqëruar me një lëng frutash ose smoothie.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Pastroni kumbullat dhe pritini në dysh ose në katërsh.

Në një enë të madhe rrihni me mikserin elektrik vezët me sheqerin dhe shtoni pak nga pak vajin e ullirit duke e rrahur me shpejtësi derisa të emulsionohet. Ngrohni paksa qumshtin dhe shkrini në të mjaltin sa të hollohet paska që ta kemi më të thjeshtë për ta përzier dhe shtojeni te masa me vezë, rriheni përsëri.

Tani veçmas bashkoni me miellin, kripën, pluhurin pjekës dhe arrën e myshkut dhe shtojeni te përbërja me vezë duke e situr dhe rrahur vazhdimishtë.

Nëse ju duket shumë i trash shtoni herë pas here ujë nga i përbërsëve. Nëse e kërkon të gjithë ujin mund tja shtoni të gjithë. Kur masa të jetë formuar mirë, derdheni në një tavë të ulët ose tortier të cilën më parë e kemi lyer me gjalpë dhe pluhurosur me sheqer.

Nivelojeni mirë brumin në tepsi dhe sipër tij zhysni kumbullat duke i shpërndarë në të gjithë sipërfaqen. Spërkateni mirë me sheqer sipërfaqen.

Futeni të piqen në furrën e nxehur më parë në 200 gradë derisa sipërfaqja e saj të jetë krokante dhe sheqeri është karamalizuar mirë.

Shërbejeni akoma të  ngrohtë dhe me një top akullore sipër është edhe më e mirë.

 

 

 

para
Sallatë me lule kungulli të mbushura me gjizë dhe erëza
pas
Koçkulla me shishqebap pule- Një pjatancë që të ndiell Greqin dhe Orientin
para
Sallatë me lule kungulli të mbushura me gjizë dhe erëza
pas
Koçkulla me shishqebap pule- Një pjatancë që të ndiell Greqin dhe Orientin

Shtoni komentin tuaj