0 0
Kek me arrë kokosi dhe fara lulëkuqeje

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
200 gram Miell tipi 00
50 ml. Vaj farash rrushi mund të përdorni dhe luledielli
1 pako Pluhur pjekës për ëmbëlsira
100 gram Miell arre kokosi
4 Vezë temperatur ambienti
5 lugë Mjaltë
Një dorë bajame Bajame të grira më pare
Një dorë Fara Lulëkuqeje

Kek me arrë kokosi dhe fara lulëkuqeje

Si bëhet një tortë super e shijshme pa bërë shtëpinë pis?! Natyrishtë ta përziesh në blender ose siç e njohin vajzat gjerësishtë nga zhargoni im, "lluku lluku"
:)

  • 30 minuta
  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Vendosni të gjithë përbërësit në blender ose në makinerin që bëni smoothie-n dhe përzijeni në maksimumin e shpejtësis derisa të bëhet një mas homogjene.

Derdheni brumin në një tavë me diameter 26-28 cm  të lyer më parë me gjalpë dhe spërkatur me miell.

Spërkateni sipërfaqen me bajame të grira dhe fara lulëkuqeje.

Piqeni ne furrën e nxehur më parë në 150°C për 25 minuta ose derisa shikoni që është pjekur.

Nxirreni nga furra dhe  lyeni sipër me pak mjaltë me ndihmën e një peneli kuzhine dhe shërbejeni akoma të ngrohtë për një shije perfekte.

 

 

para
Lakër në mënyrë aziatike me oriz basmati
pas
Tortë me karamel të kripur, çokallatë Mars dhe kikirika
para
Lakër në mënyrë aziatike me oriz basmati
pas
Tortë me karamel të kripur, çokallatë Mars dhe kikirika

Shtoni komentin tuaj