0 0
Gjellë me qiqra dhe presh

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
200 gr. Mish viçi tul
2-3 Presh
1 kanaçe Qiqra
2 Karrota
2-3 thelpinjë Hudhra
2-3 lugë Vaj ulliri
1lugë e vogël Kripë
Pak Piper të zi
1 lugë të vogël Curry
1 lugë të vogël Tumerik
1 lugë të vogël Xhenxhefil të grirë me rende
800-900 ml. Lëng vegjetal ose ujë

Gjellë me qiqra dhe presh

Gjella që do ju propozoj sot është tepër e shijshme dhe mbi të gjitha ajo që na pëlqen jashtë mase është që bëhet për 2 minuta.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Prisni mishin në copa të vogla dhe shtojeni në enën e gatimit bashkë me vajin dhe hudhrën  grirë. Shtoni dhe preshin sëbashku me karrotën të prer në copa dhe vijoni kaurdisjen. Kur preshi të ketë ulur volumin, shtoni qiqrat e ziera, kripë, piper, curry, tumerik dhe pak xhenxhefil të grirë me rende. Mbulojeni me ujë dhe lëreni të ziejë në zjarr të avashët per 40-50 minuta ose derisa shikoni që gjella eshtë ajkosur dhe lezetuar. (Nëse ka nevoj mund ti shtoni akoma pak ujë.)

Shërbejeni me pak specë djegës dhe majdanoz të grirë.

 

para
Sallate iceberg me avokado, proshutë speck dhe vezë të zier
pas
Sallatë me patëllxhanë furre, avokado dhe domate
para
Sallate iceberg me avokado, proshutë speck dhe vezë të zier
pas
Sallatë me patëllxhanë furre, avokado dhe domate

Shtoni komentin tuaj