0 0
Galetë molle me Bourbon dhe akullore.

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Për petën brize
250 gr Miell 00
100 gr. Gjalpë
1 lugë Sheqer Pluhur
80 ml. Ujë i ftohtë
Për mbushjen
3 Mollë
3 lugë Sheqer
1 gotë e vogël Konjak me shije druri
1 lugë e vogël Vanilje lëng
Pak Fletëza kripe
Pak Fleteza Bajamesh
disa Gjethe trumze
2 lugë Qumësht
Disa copëza të vogla Gjalpë

Galetë molle me Bourbon dhe akullore.

Nuk e di pse e krijova kaq vjeshtarak dekorin, ndoshta inspirim nga plakat qe s’po ikin e po na shoqërojne deri në qeshor. Një tjetër pranverë e çuar dem. ?

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

  • Për petën brize

  • Për mbushjen

Udhëzimet

Ndani


Përgatisni peten brize duke bashkuar miellin me gjalpin e punuar me mollëzat e gishtave që të rërëzohet. Pastaj bashkoni sheqerin pluhur dhe ujin dhe punoni brumin sa të formohet. Mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni të pushoj në frigorifer për 30 minuta.

Qëroni mollët dhe pritini në feta te holla. Vendosini në një tas dhe shtoni 2 lugë sheqer, rrushin e thatë, konjakun dhe vaniljen. Përzijeni.
Hapni petën në madhësin 30-32 cm. Shponi mesin e saj me pirunë, shtoni brënda mbushjen me mollë. Palosni anët. Dhe sipërfaqen spërkateni me fletëza kripe, gjethe trumze, sheqerin e mbetur, copëza gjalpi dhe fletët e bajames.
Anët e petës lyini me pak qumësht dhe futeni në furrën e ngrohur më parë të piqet në 160 gradë për rreth 40 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë me akullore sipër.

para
Salmon me shije umami
pas
Petulla për të nisur mirë të hënën
para
Salmon me shije umami
pas
Petulla për të nisur mirë të hënën

Shtoni komentin tuaj