0 0
Fiorentina me qep dhe salcë soja

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 Fiorentina rreth 400 gr.
3 Qep stergjatëshe
2 thelpinjë Hudhra të paqëruar
disa deg Rozmarin
pak Piper të zi kokërr
Pak Kripë
Pak Piper rozë kokërr
Sa mjaftonë Vaj ulliri
2 Spec djegës
1 filxhanë kafe Salcë soja
Gjysëm gote Vere e Bardhë
2 gota Lëng vegjetal ose ujë

Fiorentina me qep dhe salcë soja

Po ndjehesha shumë në faj që do gatuaja në këtë menyrë një cop mishi “Mbret” sicç ështe Fiorentina. Por e dija në veten time që do dilte mrekulli dhe ashtu doli. Qepët u karamelizuan me yndyren e mishit dhe salcën soja duke lëshuar një arom fantastike. Duket qart ideja e asaj që po përshkruaj qe nga fotot. 

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani
Prisni në fleta qepët dhe vendosini në një tavë ku do të vendosni sipër dhe mishin. Kriposeni, shtoni piperi e zi dhe rozë, specin djegës dhe hudhrat e paqëruara. Shtoni dhe salcën soja, verën e bardhë lëngun vegjetal dhe në fund vajin e ullirit. Vendosni nepër të dhe ca deg rozmarine. Mbulojeni me letër alumini ose furre dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 160 grad për  rreth 1 orë. Minutat e fundit hiqeni letrën dhe ngrijeni temperaturen në 180 gradë që të thekeriset mirë.
Shërbejeni me patate furre ose pure, ose bollgur, oriz pilaf ose basmati.
Unë do mbushja dhe ca panine me të por e kam tejkuar normën e te ngrenit bukë për këtë muaj
Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Fiorentina me qep dhe salcë soja
Average rating:  
 0 reviews

para
Sallatë me shalqin, trangull dhe djathë të bardhë. 
pas
Supë kremoze me kërpudha dhe pulë
para
Sallatë me shalqin, trangull dhe djathë të bardhë. 
pas
Supë kremoze me kërpudha dhe pulë

Shtoni komentin tuaj