0 0
Fileto pule me kërpudha kremoze

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
3 Fileto pule
400 gram Kerpudha
2-3 lugë Vaj ulliri
Pak Piper të zi
Pak Kripë
1 lugë e vogël Piper jeshil
Gjysëm luge Miell
Gjysëm gote Vere e Bardhë
1 lugë plot me Mustard
Lëngu i 1 Limon
2 thelpinjë Hudhra

Fileto pule me kërpudha kremoze

Një recete tejet e shijshme që përgatitet shumë shpejtë, mund ta shoqëroni me oriz basmati ose integral për të pasur një vaktë komplet.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Filetot kaurdisini në tigan me vajin dhe piperin jeshil sa të thekërisen mirë. Kriposini dhe piperosini.

Hiqini dhe ruajini mënjanë.

Te i njëjti tigan kaurdisni dhe kërpudhat e prera në feta, hudhrat e grira imët, kriposini dhe piperosini. Lërini të ulin volumin dhe të thekërisen mirë dhe ato.

Bashkoni me kërpudhat dhe filetot e pulës dhe lërini paksa në tigan që të marrin shijen e kërpudhave. Ndërkohë bëni një marinaturë duke bashkuar bashkë, verën, lëngun e limonit, mustardën dhe gjysëm luge miell. Shuani me këtë marinaturë kërpudhat dhe mishin.

Kur në ajër nuk ndieni më shijen e alkolit dhe salca është trashur paksa, janë gati.

Shërbejini akoma të ngrohta me pak bukë ose të shoqëruara me oriz basmati, oriz të zi, integral etj.

 

para
Brusketa me salmon të tymosur dhe rukola
pas
Omelet pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse
para
Brusketa me salmon të tymosur dhe rukola
pas
Omelet pikante me brokoli, djathë Brie dhe fara mikse

Shtoni komentin tuaj