0 0
Fileto gici me ftonjë

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
4 Fileto gici
2 lugë Miell
1 kuti 250 ml Pana lëng
1 Ftonjë
1 Lime
Pak Kripë
Një maj luge të vogël Kanell
2 kokrra Karafil
Një maj luge të vogël Arrë myshku pluhur
2 thelpinjë Hudhra
Pak Piper të zi
2 Spec djegës
1 lugë Gjalpë
2 lugë Vaj ulliri
disa deg Trumëz

Fileto gici me ftonjë

Një tjetër ide për festa ndaj ju ngelet vetëm të mbani shënim.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Filetot kriposini piperosini dhe kaloini në miell. Vendosni një  tiganë të përshtaçëm dhe për furrë të nxehet, shtoni gjalpin në të dhe  vajin e ulliri dhe vendosni filetot të skuqen sëbashku me ftoin e prer në thelpinjë, specat djegës, thelpijët e hudhrave të paqëruara, kripë, piper, karafilin, arrën e myshkut, kanellën. Skuqni paksa nga të dyja anët. shtoni gjethet e trumzës, panën, lëngun e lime dhe trasferojeni tiganin në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20 minuta ose derisa shikoni që salca është trashur dhe ftoi është karamelizuar mirë. Sherbejeni akoma me gjethe trumze sipër dhe feta lime.

Unë e shoqerova me një sallatë me kus kus perl ose izraelian siç e quajnë ndryshe  me spinaq dhe fara shege  ju mund ta shoqëroni dhe me kus kus  normal, bollgur ose oriz pilaf.

 

para
Paidhaqe qengji me curry dhe mustard me mjaltë
pas
Brunching-Pite me salcë guacamole dhe vezë
para
Paidhaqe qengji me curry dhe mustard me mjaltë
pas
Brunching-Pite me salcë guacamole dhe vezë

Shtoni komentin tuaj