0 0
Ëndrrat arabe – Qiqra me shije arabe

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 kanaçe të ziera Qiqra
1 mesatare Qep
2-3 thelpinjë Hudhra
Pak Djathё tё butё dhie
2 lugë Vaj ulliri
2 lugë me kokrra Sheg
Pak Kripë
Pak Piper të zi
1 lugë të vogël Curry
2 cop Pite arabe
Lëngun e 1 Limon

Ëndrrat arabe – Qiqra me shije arabe

E kam ngrën një pjatë të till në udhëtimin tim në Abu-Dhabi, nuk më kujtohet emri por shijen e saj fantastike nuk do e harroj kurrë.
Përbërësit janë të thjeshtë por me shtimin e erëzave arabe dhe piten krokante në brëndësi shijen e ka të paharruar. Natyrishtë që unë e personalizova duke i shtuar dhe djathin e butë të dhisë për ti dhën freski.

  • 30 minuta
  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Kaurdisni hudhrën dhe qepën e grirë imët me vajin e ullirit,  shtoni në të curry- n, kripë dhe piper të zi.

Kur vaji të aromantizohet, shtoni në të qiqrat e kulluara dhe të shpëlara nga uji i konservimit.

Lërini që qiqrat të marrin shijen e erëzave dhe shtoini dy gota ujë. Mbulojini me kapak, ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhen derisa gjella të trashet dhe të lezetohet.

Veçmas thekni mirë pitet derisa të bëhen kërce dhe coptoini në copa të vogla.

Kthehemi te gjella, pasi ka përthithur të gjithë ujin dhe në shije është lezetuar,  shuajeni me lëngun e limonit. Lëreni që lëngu i limonit të avullojë.

Tani shtoni dhe piten e shkërmoqur dhe hiqeni nga zjarri.

Vendoseni në një pjatë servirje ku do ti shtoni sipër dhe djathin e butë të dhis dhe kokrrat e shegës.

Shërbejeni,

Shënim: është e mirë si e ftohtë ashtu dhe e ngrohtë. Ë
Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Ëndrrat arabe - Qiqra me shije arabe
Average rating:  
 1 reviews
 by Joniada hodo

????????????????

para
Kos me tërsher, fara mikse dhe sheg
pas
Dhurata ime për festa – Gjel i mbushur me bollgur dhe perime
para
Kos me tërsher, fara mikse dhe sheg
pas
Dhurata ime për festa – Gjel i mbushur me bollgur dhe perime

Shtoni komentin tuaj