0 0
Dardhë të pjekura me gorgonzola dhe mjaltë

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
4 Dardhë mesatare
4-5 lugë Mjaltë
250 gram Gorgonzola Pikante 1 pako
Një dorë Arra Të qëruara
Disa Feta buke

Dardhë të pjekura me gorgonzola dhe mjaltë

Antipastat janë ushqimi i krijuar për perëndit, pastaj të shoqëruara me një gotë verë bëhen hyjnore. Sot për ju po sjell këto dardhë të karamelizuar me mjalë, arra dhe gorgonzola. Një ide e mirë për aperitivin e #tëdielave .

  • 25 minuta
  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Lani dardhët dhe ndaini në dyshë.

Pastroni mesin duke i hequr farat dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë, shtoni disa thelpinjë arra të qëruara. Mbulojeni me pak gorgonzola, spërkateni me pak mjaltë dhe futini në furrën e ngrohur më parë të piqen në 180°C për 20 minuta ose derisa shikoni që janë karamelizuar mirë.

Thekni disa feta buke dhe shërbeji akoma me pak mjaltë sipër.

E padyshim hapeni një shishe Rosé me shije frutash për ti shoqërua.

 

 

 

para
Qofte me mish qengji të aromantizuara me lëkura limoni dhe mëndër
pas
Fornata me lule kungulli, proshutë dhe speca djegës
para
Qofte me mish qengji të aromantizuara me lëkura limoni dhe mëndër
pas
Fornata me lule kungulli, proshutë dhe speca djegës

Shtoni komentin tuaj