0 0
Byrek me presh alla Brunch style

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
1 pako Peta për byrek
3 Presh
2-4 Vezë
Sa mjaftonë Kripë
Sa mjaftonë Piper të zi
Pak Paprika
1 fetë të madhe Djathë të Bardhë
1 lugë Susam
1 filxhanë kafe Qumësht
4 -5 lugë Vaj ulliri

Byrek me presh alla Brunch style

Një tributë per kuzhinën shqiptare për festat e Nëntorit,

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Prisni preshët në rondele dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Vijoni kaurdisjen derisa preshët të ulin volumin.Kur të jenë gati hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen.

Veçmas përzieni qumshtin me vajin e ullirit dhe pakëz kripë

Në një tepsi me letër furre poshtë filloni bëni shtresa me petët e byreku duke i spërkatur me përzierjen vaj e qumësht në çdo petë. Deri në 10 petë. Derdhni brënda mbushjen me presh, shkërmoqni sipër djathë të bardhë, palosni anët dhe këto duke i spërkatur me përzierjen me vaj dhe qumësht.

Futeni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20 minuta.

Minutat e fundit shtoni dhe dy ose 4 vezë, spërkateni me paprika dhe fara susami dhe futeni përsëri të piqet derisa shikoni që veza është mpiksur, dhe sipërfaqa është thekërisur.

 

 

Submit your review
1
2
3
4
5
Submit
     
Cancel

Create your own review

Byrek me presh alla Brunch style
Average rating:  
 0 reviews

para
Kofsha pule me qumësht
pas
Kofsha gjeli të mbushura me speca dhe djathë
para
Kofsha pule me qumësht
pas
Kofsha gjeli të mbushura me speca dhe djathë

Shtoni komentin tuaj