• Home
  • Pjatanca
  • Brunch- Asparag furre, sallatë spinaqi dhe feta buke të thekur
0 0
Brunch- Asparag furre, sallatë spinaqi dhe feta buke të thekur

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
Për asparaget
1 tufë Asparag
Pak Kripë
Pak Piper të zi
2-3 lugë Vaj ulliri
Për sallatën
Dy duar Spinaq i vogël
1 Avokado
1 Limon
Pak Kripë
100 gr. Proshutë speck
Pak Piper të zi
2 lugë Vaj ulliri
Pak Djathë Parmixhano të prer në fletëza
Pjesa tjetër
Sa mjaftonë Feta buke
1 Spec djegës
Pak Majdanoz
2 Vezë

Brunch- Asparag furre, sallatë spinaqi dhe feta buke të thekur

E kush nuk e pëlqen ushqimin e shërbyer në stilin brunch?! Pak nga të gjitha në tavolinën e shtruar thjeshtë sepse më e rëndësishmja është të shijosh ushqimin me njerzit që do.

  • Servirja
  • E lehtë

Përbërësit

  • Për asparaget

  • Për sallatën

  • Pjesa tjetër

Udhëzimet

Ndani

Pastroni fundin e asparagut  dhe vendoseni në një tavë me letër furre poshtë, shtoni kripë, pipër, vaj ulliri dhe vendoseni në furrë të piqen në 180°C për 20-25 minuta.

Ndërkohë skuqni vezët dhe lërini mënjanë.  Thekni dhe fetat e bukës integrale të lyera me pak vaj dhe rigonë.

Kur asparagët të jenë gati hiqini dhe kompozoni te e njëjta tavë pjesën tjetër të produkteve që do shërbeni. Sipër asparageve vendosni vezët e skuqura. Pëgatisni dhe sallatën duke vendosur te tava spinaqin, sipër tij avokadon e  prer në feta.Marinojeni me kripë, piper,  lëng limoni, vaj ulliri dhe jepini një të përzier, me pas shtoni dhe proshutën spek të prer në shirita dhe fletëzat e parmixhanit. Anash vendosni dhe bukën e thekur dhe të gjithë tavën spërkateni me specë djegës të prer imët dhe majdanoz.

Shërbejeni.

 

 

para
Polenta furre me karkaleca
pas
Supë me elb, mish të grirë dhe lakër të zezë.
para
Polenta furre me karkaleca
pas
Supë me elb, mish të grirë dhe lakër të zezë.

Shtoni komentin tuaj