• Home
  • Ëmbëlsirat
  • Ashure me hikërr aromantizuar me arrë kokosi dhe portokalle të karamelizuara
0 0
Ashure me hikërr aromantizuar me arrë kokosi dhe portokalle të karamelizuara

Ndajeni në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund ta kopjoni dhe ndani këtë url

Përbërësit

Rregullo Servirjen:
2 gota Hikerr
1 gotë Sheqer integral
700 ml. Ujë
4 lugë Miell arre kokosi
1 lugë Gjalpë
sa mjafton Kanell
2 lugë Fletёza Bajamesh
2 lugë Niseshte
1 Portokalle
1 gotë Lëng Portokalli
2 lugë Sheqer për karamelin

Ashure me hikërr aromantizuar me arrë kokosi dhe portokalle të karamelizuara

Një ëmbelsirë me pak kalori dhe më e shëndetshme se ashurja normale, plus e konsumueshme nga njerzit që kanë probleme me glutenin pasi hikrra nuk është një drithër por një farë bimore.

  • Servirja
  • Mesatare

Përbërësit

Udhëzimet

Ndani

Shpëlani i mirë hikrrën dhe vendoseni të ziej me ujë derisa të zjehet mirë, pastaj shtoni sheqerin kaf dhe arrën e kokosit.

Veçmas përzieni niseshten me pak ujë dhe derdheni te hikrra. Vijoni përziejeni derisa të trashet plotsishtë. Lëreni të ftohet para se ta ndani në tasa. Pasi e keni ndarë në tasa vendoseni në frigorifer të pushoj për 3-4 orë.

Për portokallet e karamelizuara veproni në këtë mënyrë, vendosni gjalpin të shkrijë dhe më pas shtoni sheqerin, vendosni brenda dhe fetat e portokalles dhe karamelizojini paksa, shuani me lëngun e portokallit dhe lëreni tiganin akoma mbi sobë derisa lëngu të trashet e të marri një ngjyrë të bukur karameli.

Në momentin e shërbimit spërkateni ashuret me kanellë, feta bajamesh  të thekura dhe vendosi sipër feta portokalli të karamelizuara dhe paksa nga salca qe ka formuar potokalli.

Shënim: Ashurja me hikërr nuk ruhet më shumë se 1 ditë pasi nuk ka gluten dhe amidon fara e hikres si gruri dhe nuk ka veti përthithje. Ndaj pas 1 dite të plot ajo lëshon ujin.

 

 

 

para
“Spaghetti” me spinaq dhe djathë të bardhë
pas
Pavlova me shije Lime
para
“Spaghetti” me spinaq dhe djathë të bardhë
pas
Pavlova me shije Lime

Shtoni komentin tuaj